Bota 19 August 2025, 20:43 Nga VNA

Shtëpia e Bardhë: Trump po ‘pret’ takimin dypalësh mes Putinit dhe Zelenskyt

Ndaje në Whatsapp
Shtëpia e Bardhë: Trump po ‘pret’ takimin dypalësh

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti amerikan “pret” që të ndodhë një takim dypalësh mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, pas diskutimeve me të dy liderët dhe udhëheqësit evropianë.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me idenë për një takim dypalësh në vend të një formati trepalësh që do të përfshinte edhe Trumpin, Leavitt tha se ky vendim u mor gjatë bisedimeve të së hënës me aktorët kryesorë, përfshirë Putin, Zelenskyn dhe liderët e BE-së, raporton BBC.

“Të gjithë ranë dakord se do të ishte mirë që këta dy udhëheqës të uleshin së bashku. Presidenti Trump pret që kjo të ndodhë,” u shpreh Leavitt.

Kremlini nuk konfirmon dakordësinë për takim me Zelenskyn

Megjithatë, Kremlini ka lënë të kuptohet se Putin nuk ka pranuar ende të takohet vetëm me Zelenskyn, çka ka ngritur pikëpyetje për konkretizimin e këtij takimi. Leavitt, e pyetur për këtë mospërputhje, siguroi se administrata Trump është duke punuar për ta realizuar takimin.

Ajo u pyet  gjithashtu  për telefonatën private mes Trump dhe Putinit gjatë takimeve të presidentit me udhëheqësit evropianë, një bisedë që ka ngjallur interes dhe spekulime.

“Udhëheqësit e tjerë ishin mirënjohës që Trump pati një telefonatë me Putinin,” tha Leavitt, pa dhënë detaje të mëtejshme dhe pa konfirmuar se ku dhe kur mund të zhvillohet takimi mes Putinit dhe Zelenskyt.

Ky zhvillim vjen mes përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, me Trump që synon të pozicionohet si ndërmjetës kyç në një marrëveshje paqeje – një premtim që ka artikuluar shpesh gjatë fushatës së tij.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme