Bota 10 Mars 2026, 19:33 Nga VNA

Është ferr”: Harvey Weinstein tregon dhunën dhe izolimin në Rikers Island

Ndaje në Whatsapp
Është ferr”: Harvey Weinstein tregon dhunën dhe izolimin

Pak para se të paraqitej sërish në gjykatë, producenti i njohur i Hollywood-it Harvey Weinstein foli për jetën e tij në burgun e sigurisë së lartë Rikers Island, pranë New York City.

Sipas tij, kushtet në këtë burg janë shumë më të rënda se në burgun shtetëror ku ndodhej më parë, aq sa ai thotë se lutet të rikthehet atje. Autoritetet, megjithatë, i kanë thënë se nuk mund të transferohet në institucionin më pak të rreptë, pasi“duhet të mbahet nën vëzhgim ndërsa afrohet gjyqi”.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, ish-figura e fuqishme e Holliwood-it, sot 73 vjeç dhe në karrige me rrota, e përshkruan jetën në burg si një “ferr” dhe thotë se jeton në izolim.

“Flas vetëm me rojet dhe infermieret, kjo është e gjithë shoqëria ime këtu. Në repartin tim nuk ka fare socializim, sepse është Rikers dhe është një ferr”, tha ai.

Edhe avokati i tij kishte deklaruar në dhjetor 2024 se klienti i tij po keqtrajtohet në burgun e ishullit. Po atë vit, në vjeshtë, Weinstein u diagnostikua me Leuçemi mielogjene kronike. Ai pretendon gjithashtu se është bërë viktimë dhune brenda burgut.

“Një herë, ndërsa prisja të përdorja telefonin, pyeta personin para meje nëse kishte mbaruar. Ai u zemërua dhe më goditi fort në fytyrë. Rashë në dysheme dhe u gjakosa, më dhembte shumë”,tregoi Weinstein. “Policët më pyetën kush e bëri, por nuk mund të flisja. Nuk mund të jesh spiun. Ky është ligji i xhunglës”.

Ai thotë se i mungon burgu tjetër ku ndodhej më parë, ku – sipas tij – “zgjohesha në mëngjes, flisja me miq dhe njerëz të tjerë, shikonim televizor bashkë”.


Weinstein shton se izolimi është bërë zgjedhja më e sigurt për të mbijetuar mes të burgosurve si një personazh i njohur publik.

“Këtu në Rikers, fakti që jam i famshëm më dhemb, sepse më detyron të izolohem. Është shumë e rrezikshme për mua të jem pranë të tjerëve. Të burgosurit e tjerë mund të dalin në oborr, por sa herë dal jashtë ndihem sikur jam nën rrethim. Më afrohen dhe më thonë: ‘Weinstein, më jep para’, ‘Weinstein, më jep avokatin tënd’. Më kërcënojnë dhe më tallin vazhdimisht. Nuk do të mund të qëndroja gjatë atje jashtë”, tha ai.

Në qershor 2025, Harvey Weinstein u shpall fajtor për një vepër penale me natyrë seksuale që lidhet me një incident të vitit 2006, kur sulmoi ish-asistenten e produksionit televiziv Miriam Haley. Ai u përpoq të apelonte vendimin duke pretenduar sjellje të paligjshme të jurisë, por më 8 janar gjykatësi e hodhi poshtë kërkesën.

Për më tepër, në vitin 2022 ai u dënua edhe në California me 16 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një aktoreje në një hotel në Beverly Hills. Ndërkohë pritet edhe rigjykimi për një akuzë të tretë për krim seksual që lidhet me aktoren aspirante Jessica Mann.

 

Video

Ku je futur o Joridaa.

Biznesmeni Klodian Allajbeu doli nga ambientet e SPAK pas rreth tre orësh qëndrimi. Ai u shoqërua nga avokati i tij dhe u largua pa bërë asnjë deklaratë për gazetarët që e prisnin jashtë prokurorisë.

Dritan Leli, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës u pyet për më shumë se një orë në SPAK. Në dalje tha se "nuk ka asgjë për t'u shqetësuar".

Biznesmeni Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan, u paraqit në SPAK në praninë e një avokati, ndërsa është nën hetim për koncesionet në shëndetësi. SPAK dyshon se ai kontrollon përmes bashkëpunëtorëve të tij koncesionet dhe ka përfituar nga procedurat tenderuese.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme