Bota 16 March 2026, 20:21 Nga VNA

Shpërthime pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit

Ndaje në Whatsapp
Shpërthime pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad, aktivizohen

Shpërthime të forta janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdad. Sipas raportimeve fillestare, pas shpërthimeve janë aktivizuar menjëherë sirenat e alarmit në zonën e sigurisë së lartë ku ndodhet ambasada. Autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë kanë shtuar masat e sigurisë në zonë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e shpërthimeve apo nëse ka persona të lënduar.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh në rajon, pasi më herët gjatë ditës u raportua edhe një sulm me dron në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili kishte në shënjestër fushën e naftës Shah.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane apo nga qeveria irakiane lidhur me incidentin pranë ambasadës në Bagdad. 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme