Bota 14 January 2026, 17:11 Nga VNA

SHBA pezullon shqyrtimin e vizave për 75 shtete, përfshirë Shqipërinë, Somalinë, Rusinë dhe Iranin

Ndaje në Whatsapp
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave për 75 shtete, përfshirë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pezullojë përkohësisht përpunimin e vizave emigruese për shtetas nga 75 vende, në kuadër të një përpjekjeje për të ashpërsuar kontrollin ndaj aplikantëve që konsiderohen me rrezik të lartë për t’u kthyer në barrë publike.

Sipas një memorandumi të Departamentit të Shtetit, të siguruar fillimisht nga Fox News Digital, u është kërkuar zyrtarëve konsullorë që të refuzojnë aplikimet për viza, bazuar në legjislacionin ekzistues, ndërkohë që institucioni po rishikon procedurat e verifikimit dhe të kontrollit të aplikantëve.

Lista e vendeve të prekura përfshin, mes të tjerash, Shqipërinë, Somalinë, Rusinë, Afganistanin, Brazilin, Iranin, Irakun, Egjiptin, Nigerinë, Tajlandën dhe Jemenin.

Pezullimi do të hyjë në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë pa afat të përcaktuar, deri në përfundimin e rishikimit të plotë të procedurave të përpunimit të vizave nga Departamenti i Shtetit.


Somalia është vënë nën vëmendje të veçantë pas një skandali të madh mashtrimi me fondet publike në shtetin e Minesotës, ku u zbuluan abuzime të gjera me programet e ndihmës sociale. Shumë nga të përfshirët ishin shtetas somalezë ose amerikanë me origjinë somaleze.
Sipas udhëzimeve të reja, vizat mund të refuzohen bazuar në faktorë si: gjendja shëndetësore, mosha, njohja e gjuhës angleze, gjendja financiare, si dhe nevoja e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë. Edhe persona që kanë përfituar ndihma shtetërore në të kaluarën mund të penalizohen.

Përjashtimet nga ky pezullim do të jenë shumë të kufizuara dhe do të lejohen vetëm pasi aplikantët të kalojnë vlerësimet lidhur me kriterin e “barrës publike”.
Lista e plotë e shteteve të prekura nga pezullimi i vizave:
Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Mianmar (Burma), Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Gana, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Kirgistan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedonia e Veriut, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinet, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.
Pezullimi do të mbetet në fuqi derisa Departamenti i Shtetit të përfundojë rishikimin e plotë të procedurave të vizave./FoxNews

Burimi: https://www.foxnews.com/politics/us-freezes-all-visa-processing-75-countries-including-somalia-russia-iran

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme