Bota 23 October 2025, 13:57 Nga VNA

SHBA paralajmëron Izraelin: Planet për aneksimin e Bregut Perëndimor rrezikojnë marrëveshjen e paqes në Gaza

Ndaje në Whatsapp
SHBA paralajmëron Izraelin: Planet për aneksimin e Bregut

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka paralajmëruar se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar do të rrezikonin seriozisht planin amerikan për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

“Ky nuk është një veprim që mund ta mbështesim në këtë moment,” deklaroi Rubio përpara nisjes drejt Izraelit, si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të forcuar armëpushimin e brishtë të arritur kohët e fundit.

Në një lëvizje që u pa si sfidë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, disa deputetë të ekstremit të djathtë në Knesset i dhanë miratim paraprak një projektligji që i jep Izraelit të drejtën për të aneksuar zyrtarisht Bregun Perëndimor — territor që palestinezët e konsiderojnë pjesë të shtetit të tyre të ardhshëm. Projektligji kaloi me 25 vota pro dhe 24 kundër, por mbetet e paqartë nëse do të sigurojë shumicën në parlamentin me 120 vende.

Ministria e Jashtme e Palestinës e dënoi ashpër nismën, duke theksuar se Izraeli nuk ka asnjë sovranitet mbi tokat palestineze.

Që nga viti 1967, Izraeli ka ndërtuar rreth 160 vendbanime në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku jetojnë rreth 700 mijë kolonë hebrenj, ndërsa 3.3 milionë palestinezë jetojnë paralelisht nën pushtim.

Sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vitin e kaluar e shpalli pushtimin izraelit të paligjshëm, këto vendbanime shkelin të drejtën ndërkombëtare.

Rubio e quajti lëvizjen për aneksim “kundërproduktive dhe kërcënuese për paqen”, duke përsëritur qëndrimin e SHBA-së kundër ndryshimeve të njëanshme të kufijve. Vizita e tij vjen pas udhëtimeve të nënpresidentit amerikan JD Vance dhe dy të dërguarve specialë, ndërsa administrata Trump po përpiqet të shtyjë përpara fazën e dytë të planit të saj 20-pikësh për Gazën.

Faza e parë, e cila përfshin armëpushimin, tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite dhe rritjen e ndihmës humanitare, hyri në fuqi në fillim të muajit dhe, megjithë disa incidente të dhunshme, është mbajtur në fuqi.

Rubio tha se “çdo ditë ka kërcënime për armëpushimin, por ne jemi përpara planit dhe fakti që kaluam fundjavën pa përshkallëzim është një shenjë e mirë.”

Faza e dytë e planit parashikon krijimin e një qeverie të përkohshme në Gaza, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi, tërheqjen e plotë të trupave izraelite dhe çarmatimin e Hamasit.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe 251 u morën peng.

Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, janë vrarë mbi 68,000 palestinezë, shifër që OKB e konsideron të besueshme.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme