Bota 19 October 2025, 07:47 Nga VNA

 SHBA paralajmëron: Hamasi planifikon sulm ndaj civilëve në Gaza, rrezikon armëpushimin 

Ndaje në Whatsapp
 SHBA paralajmëron: Hamasi planifikon sulm ndaj civilëve në

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën se ka “raporte të besueshme” për një plan të Hamasit për të kryer një sulm të afërt ndaj civilëve palestinezë në Gaza, gjë që do të shkelte rëndë marrëveshjen e armëpushimit, raporton BBC.

Në një deklaratë zyrtare, SHBA tha se një sulm i tillë do të përbënte një “shkelje të rëndë dhe të drejtpërdrejtë të armëpushimit” dhe do të dëmtonte përparimin e arritur përmes përpjekjeve ndërmjetëse.

Departamenti i Shtetit nuk dha detaje të mëtejshme rreth natyrës së sulmit apo burimit të informacionit.

Aktualisht, po zbatohet faza e parë e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, ku janë liruar të gjithë pengjet e gjallë, ndërsa trupat e pengjeve të vrarë po kthehen në Izrael. Si pjesë e marrëveshjes, Izraeli ka liruar 250 të burgosur palestinezë dhe 1,718 persona të ndaluar nga Gaza.

SHBA ka informuar edhe garantuesit e tjerë të marrëveshjes, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Turqinë, duke kërkuar që Hamasi të respektojë angazhimet e veta.

“Nëse Hamasi ndërmerr këtë sulm, do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit,” theksohet në deklaratë.

Derisa Hamasi nuk ka reaguar ende, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më parë në platformën Truth Social se, nëse Hamasi vazhdon të sulmojë civilët në Gaza, SHBA do të ndërhyjë, megjithatë sqaroi se nuk do të dërgonte trupa amerikane në Gaza.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme