Bota 23 March 2026, 08:04 Nga VNA

SHBA ka fonde të mjaftueshme për luftën me Iranin, thotë Sekretari i Thesarit

Ndaje në Whatsapp
SHBA ka fonde të mjaftueshme për luftën me Iranin, thotë

Sekretari i Thesarit i SHBA, Scott Bessent, deklaroi se Uashingtoni ka para të mjaftueshme për të financuar luftën me Iranin, edhe pse administrata po përgatitet të kërkojë fonde shtesë nga Kongresi.

“Ne kemi mjaftueshëm para për ta financuar këtë luftë. Këto janë fonde shtesë,” tha Bessent të dielën në emisionin Meet the Press të NBC.

Ai theksoi se Presidenti Donald Trump ka forcuar ushtrinë amerikane si në mandatin e parë, ashtu edhe tani në të dytin, dhe dëshiron të sigurojë që ajo të jetë e pajisur mirë edhe në të ardhmen.

Bessent përjashtoi gjithashtu mundësinë e rritjes së taksave për të financuar konfliktin. Ndërkohë, kërkesa e ushtrisë amerikane për rreth 200 miliardë dollarë fonde shtesë për luftën po përballet me kundërshtime në Kongres, ku demokratët dhe disa republikanë vënë në dyshim nevojën për këtë shumë pas rritjes së buxhetit të mbrojtjes vitin e kaluar.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme