Bota 23 Janar 2026, 17:53 Nga VNA

SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të paprecedentë vdekjesh gjatë protestave

Ndaje në Whatsapp
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër

Luftanijet amerikane po shkojnë drejt Iranit, teksa zyrtarët iranianë po mbrojnë shtypjen brutale të protestave antiqeveritare, shtypje të cilën Kombet e Bashkuara po e cilësojnë si goditjen më vdekjeprurëse të Republikës Islamike ndaj popullit të saj që nga marrja e pushtetit gjatë revolucionit të vitit 1979.

Mes një bllokade disajavore të internetit, informacionet për përmasat e shtypjes së protestave – të cilat nisën me tregtarët në Teheran që protestuan kundër rritjes së inflacionit dhe zhvlerësimit të valutës kombëtare – vazhdojnë të zbulohen ngadalë, teksa grupet për të drejtat e njeriut po mbledhin të dhëna nga spitalet dhe dëshmitarët okularë.

Agjencia e lajmeve e aktivistëve për të drejtat e njeriut (HRANA), me seli në SHBA, thotë se deri më 22 janar, pas 26 ditësh protesta, ka verifikuar 5.002 vdekje, përfshirë 201 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mbi 9.787 vdekje të tjera janë ende duke u hetuar.

Mai Sato, raportuesja e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë gjatë shtypjes së protestave mund të tejkalojë edhe shifrën 20.000, ndërsa po dalin në dritë raporte nga mjekët.

Gjatë një mbledhjeje më 23 janar mbi ngjarjet në Iran, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shprehu shqetësim të thellë për “përmasën e paprecedent të shtypjes së dhunshme të protestave paqësore nga forcat e sigurisë në Iran, raportet për vrasje pa gjyq të protestuesve, përfshirë gra dhe fëmijë, si dhe përdorimin e tepruar dhe vdekjeprurës të forcës, që ka rezultuar me vdekjen e mijëra protestuesve paqësorë dhe plagosjen e shumë të tjerëve”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 22 janar se Shtetet e Bashkuara kishin një “flotë” që po nisej drejt Iranit, por shpresonte të mos i duhej ta përdorte atë, teksa përsëriti paralajmërimet ndaj Teheranit që të mos vriste protestues dhe të mos rifillonte programin e tij bërthamor.

“Kemi shumë anije që po shkojnë në atë drejtim, për çdo rast. Do të preferoja të mos ndodhte asgjë, por po i vëzhgojmë shumë nga afër… kemi një flotë… që po shkon në atë drejtim dhe ndoshta nuk do të na duhet ta përdorim”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit presidencial teksa po kthehej në Uashington nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Iranianë në Tokio më 18 janar marrin pjesë në një tubim në mbështetje të protestave mbarëkombëtare në Iran. Demonstrata të ngjashme po vazhdojnë të zhvillohen në qytete anembanë botës.

Departamenti amerikan i Thesarit më 23 janar njoftoi për sanksione ndaj nëntë anijeve që janë pjesë e asaj që e quajti “flotë në hije” e Iranit, e cila transporton naftë dhe produkte nafte iraniane të sanksionuar nëpër botë.

“Sanksionet e sotme synojnë një komponent kritik të mënyrës se si Irani gjeneron fondet që përdoren për të shtypur popullin e vet. Siç është theksuar më parë, Thesari do të vazhdojë të gjurmojë dhjetëra milionë dollarët që regjimi ka vjedhur dhe po përpiqet t’i transferojë në banka jashtë Iranit”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Njerëzit kalojnë pranë një banderole të madhe patriotike që përshkruan flamurin iranian në sheshin Enghelab në Teheran më 14 janar.

Mohammad Javad Haj Ali Akbari, një klerik me ndikim që udhëheq lutjes e së premtes në Teheran, tha më 23 janar se Irani do të hakmerrej për çdo sulm amerikan ndaj shtetit, përfshirë edhe duke shënjestruar investimet amerikane në rajon.

Kjo deklaratë erdhi pasi Ali Abdollahi Aliabadi, kreu i Shtabit Qendror Khatam-al Anbiya të Iranit, i cili koordinon ushtrinë dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, tha se çdo goditje ushtarake do t’i bënte të gjitha bazat amerikane në rajon “objektiva legjitime”.

Iranianët janë shkëputur nga bota e jashtme që nga 8 janari, kur autoritetet vendosën një bllokadë pothuajse të plotë të internetit në nivel kombëtar, teksa shtypja e protestave u ashpërsua.

Është e paqartë se kur do të rikthehen shërbimet, por edhe kur kjo të ndodhë, ekspertët druajnë se autoritetet do t’i detyrojnë iranianët të përdorin një “intarnet” të dizajnuar brenda vendit, që funksionon i pavarur nga interneti global./REL 

Video

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme