Bota 28 January 2026, 19:09 Nga VNA

Serbi/ Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiçit

Ndaje në Whatsapp
Serbi/ Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiçit

Në Beograd mijëra vetë protestuan kundër neglizhencës së qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete. Demonstruesit dëgjuan fjalime të drejtuesve të shkollave dhe universiteteve, që nxorrën në pah lënien pas dore të sistemit arsimor dhe represionin ndaj kritikëve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, sikurse ka vëzhguar një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve dpa. Lëvizja studentore kishte bërë thirrje për protestën që u zhvillua nën moton „dija është fuqi".

Manifestimi i protestës ishte pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që morrën shkas nga shembja e tendës përpara stacionit qendror të trenit në Novi Sad në nëntor 2024. Prej kësaj fatkeqësie gjetën vdekjen 16 vetë dhe studentët nxitën protestat duke bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiçit për neglizhencë dhe korrupsion. Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet arbitrarisht dhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që simpatizonin protestuesit.

Në vend të protestave tubime përmbajtësore

„Asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më", tha rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiç, në fjalën e tij gjatë protestës të martën në mbrëmje (27.01.2026). Vladimir Ristic, drejtor i një shkolle fillore në Pançevo pranë Beogradit, theksoi: „arsimi duhet t'i aftësojë njerëzit, të mendojnë, të krijojnë gjykimin e vet dhe të marrin pjesë në shoqëri, e jo të heshtin." Ai tha, se jam këtu sot „si një njeri, që refuzon të tradhëtojë të ardhmen", shtoi ai.

Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të blokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi. Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës. Ndërkohë ata janë përqendruar tek lufta politike për të imponuar zgjedhjet e reja të parakohshme. Sipas sondazheve kampi i Vuçiqit mund t'i humbasë këto zgjedhje. Demonstratat e tyre në rrugë studentët duan të mos i konsideorjnë më si protestë e thjeshtë, por si tubime qytetare, ku duan të trajtohen tema konkrete – si arsimi./DW

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme