Bota 2 March 2026, 19:12 Nga VNA

Rutte: Veprimet e SHBA dhe Izraelit kufizojnë Iranin, NATO nuk do të përfshihet në luftë

Ndaje në Whatsapp
Rutte: Veprimet e SHBA dhe Izraelit kufizojnë Iranin, NATO nuk do të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi sot se veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran po kufizojnë aftësinë e Teheranit për të zhvilluar armë bërthamore dhe raketa balistike, por theksoi qartë se Aleanca nuk do të përfshihet në konflikt.

Duke folur për televizionin gjerman ARD nga Brukseli, Rutte u shpreh se “është me të vërtetë shumë e rëndësishme ajo që SHBA-të po bëjnë atje, së bashku me Izraelin, sepse kjo eliminon, zvogëlon aftësinë e Iranit për të fituar aftësi bërthamore dhe raketa balistike”.

Ai nënvizoi se nuk ekziston asnjë plan që NATO të përfshihet drejtpërdrejt në këtë luftë. “Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në diçka të tillë. Aleatët individualë po bëjnë gjithçka që munden për të lehtësuar atë që amerikanët po bëjnë së bashku me Izraelin”, tha Rutte.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme