Bota 4 Gusht 2025, 14:34 Nga VNA

Rubio sfidon Vance: Gara për trashëgiminë e Trump nis që tani

Ndaje në Whatsapp
Rubio sfidon Vance: Gara për trashëgiminë e Trump nis që

Një zhvillim i papritur ka filluar të marrë formë në skenën politike amerikane, ndërsa garës së hershme për nominimin presidencial të Partisë Republikane për vitin 2028 i është shtuar një rival i fortë për Zëvendëspresidentin JD Vance. Sipas analizave më të fundit dhe burimeve të afërta me fushatat, Sekretari aktual i Shtetit, Marco Rubio, po fiton mbështetje të gjerë dhe të qëndrueshme në radhët e votuesve republikanë, sidomos në shtetet kyçe me votim të hershëm si Iowa.
JD Vance është konsideruar për një kohë të gjatë si pasardhësi i natyrshëm i Donald Trump-it dhe përfaqësuesi më i afërt i lëvizjes MAGA. Megjithatë, Rubio, ish-senator i Floridës dhe kandidat presidencial në vitin 2016, po shfaqet si një kundërshtar i fuqishëm dhe me përvojë në terren.

Analisti i CNN, Eric Bradner, ka deklaruar se Rubio është bërë pjesë e rrethit të ngushtë të besuar të presidentit Trump dhe po shihet gjithnjë e më shumë si një figurë që mund të udhëheqë vazhdimësinë e lëvizjes MAGA. “U befasova gjatë një vizite të fundit në Iowa nga mënyra se si emri i Rubio-s përmendej shpesh, në të njëjtën fjali me JD Vance. Të dy tashmë konsiderohen si lojtarë të ekipit, të lidhur ngushtë me Trump-in dhe administratën e tij,” tha Bradner. Ai theksoi se Rubio gëzon avantazhin e eksperiencës në garat presidenciale dhe ka ndërtuar prej kohësh marrëdhënie me elektoratin republikan në shtetet me votim të hershëm. “Shumë prej tyre e mbajnë mend Rubion nga fushata e vitit 2016, kur ai përfundoi i treti në Iowa,” shtoi Bradner.

Nga ana tjetër, JD Vance, ndonëse i pëlqyer nga baza republikane, ende perceptohet si figurë më e re në skenën politike kombëtare dhe si dikush që ka ende për të dëshmuar në një garë të gjerë presidenciale. “Nuk kanë pasur ende mundësinë ta njohin nga afër në kuptimin klasik të fushatës. Rubio këtë e ka bërë më parë,” theksoi Bradner. Vetë Rubio ka shmangur publikisht çdo koment të drejtpërdrejtë mbi ambiciet e tij për presidencën, duke theksuar se mbështet plotësisht JD Vance në rolin e tij aktual si zëvendëspresident. “Mendoj se JD Vance do të ishte një kandidat i shkëlqyer nëse vendos të hyjë në garë. Është një mik i afërt dhe po bën një punë shumë të mirë,” deklaroi Rubio për Fox News.

Ndërkohë, edhe pse Presidenti Trump mbetet figura qendrore dhe emblematike e lëvizjes MAGA, Kushtetuta e SHBA-së nuk i lejon atij të kandidojë për një mandat të tretë. Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar të sugjerojë publikisht dëshirën e tij për të vijuar influencën politike në vendimmarrjen brenda Partisë Republikane dhe në zgjedhjet e ardhshme.

Garë për trashëgiminë e Trump-it ka nisur realisht dhe duket se Marco Rubio dhe JD Vance janë emrat më të përfolur për të udhëhequr epokën e pas-Trump-it në Partinë Republikane. Zhvillimet në muajt në vijim do të jenë vendimtare për formësimin e fushatës presidenciale të vitit 2028.

Video

Rritet ndjeshëm fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Nga qytetarët raportohen pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein…

Këto janë pamjet nga një ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u kafshuar nga një qen pitbull. Sipas pamjeve, qeni e ka kafshuar në kokë dhe e ka tërhequr zvarrë, derisa të pranishmit ndërhynë dhe arritën ta shpëtojnë fëmijën. Vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga spitali.

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme