Bota 11 February 2026, 08:43 Nga VNA

Rritet presioni mbi Princin Andrew për të dëshmuar në SHBA për lidhjet me Epstein

Ndaje në Whatsapp
Rritet presioni mbi Princin Andrew për të dëshmuar në SHBA

Princi Andrew po përballet me presion në rritje nga zyrtarë amerikanë dhe familja e akuzueses së tij kryesore, Virginia Giuffre, që të paraqitet në Shtetet e Bashkuara për të dëshmuar lidhur me marrëdhëniet e tij me financierin e dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein.

Duke folur për BBC, kongresmeni demokrat Ro Khanna tha se Familja Mbretërore “nuk ka qenë transparente”, ndërsa deputetja demokrate Teresa Leger Fernandez deklaroi se Mbreti Charles III “duhet t’i kërkojë vëllait të tij” të shkojë në SHBA për t’iu përgjigjur pyetjeve të Kongresit.

Buckingham Palace reagoi duke thënë se Familja Mbretërore është “e gatshme të bashkëpunojë me policinë” nëse kërkohet zyrtarisht, ndërsa Mbreti ka shprehur “shqetësim të thellë” për akuzat dhe ka theksuar solidaritetin me viktimat e abuzimit.

Ndërkohë, Policia e Thames Valley njoftoi se po shqyrton një ankesë nga grupi anti-monarkist “Republic”, sipas së cilës Andrew dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale me Epstein gjatë kohës kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në 2010–2011.

Kongresmeni Khanna tha se do të ishte “e përshtatshme” që Andrew të dëshmonte në SHBA dhe shtoi se Familja Mbretërore duhet të bëjë publike atë që dinte për Epstein dhe të marrë përgjegjësi, përfshirë dëmshpërblime për të mbijetuarat e abuzimit.

Edhe senatorët demokratë, përfshirë liderin e shumicës Chuck Schumer, kanë mbështetur thirrjen që Andrew të japë llogari para Kongresit. Megjithatë, ish-princi nuk mund të detyrohet ligjërisht të paraqitet në SHBA me anë të një thirrjeje zyrtare.

Presioni është shtuar pas publikimit të miliona dokumenteve të reja të Departamentit Amerikan të Drejtësisë lidhur me Epstein, ku përmendet se autoritetet amerikane kishin tentuar disa herë pa sukses të merrnin bashkëpunimin e Andrew.

Së fundmi, është raportuar edhe për pretendime se një grua e dytë është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar nga Epstein për një takim seksual me Andrew, si dhe janë shfaqur fotografi që pretendohet se e tregojnë atë në praninë e një gruaje në rrethana të dyshimta.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje dhe ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me Giuffre në vitin 2022, pa pranuar përgjegjësi ligjore.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme