Bota 26 January 2026, 18:36 Nga VNA

Rrëzohet një avion privat në SHBA, ndërrojnë jetë 7 persona

Ndaje në Whatsapp

Rrëzohet një avion privat në SHBA, ndërrojnë jetë

Shtatë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni privat, të dielën, në një aeroport të shtetit amerikan të Maine, raportoi CNN duke cituar Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të SHBA-së

Avioni dymotorësh i tipit Bombardier Challenger 650 u rrëzua gjatë procedurës së ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor-it. Pas përplasjes, avioni privat u përfshi nga flakët.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror, i cili ndodhi në një kohë kur një stuhi e fortë dëbore po godet shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme