Bota 23 February 2026, 18:13 Nga VNA

Rizgjedhja e Vjosës presidente, Kurti heziton të shprehë mbështetjen

Ndaje në Whatsapp
Rizgjedhja e Vjosës presidente, Kurti heziton të shprehë

Partitë politike në Kosovë nuk kanë endë një emër kandidat për postin e Presidentit, pasi Vjosa Osmanit i përfundon mandati më 4 Prill. Kryeministri Albin Kurti theksoi se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe as dy partitë e tjera, LDK dhe PDK-ja nuk kanë një emër të përveçëm si kandidat.

“Në njërën anë ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit si Lëvizje Vetëvendosje me ndonjë emër të përveçëm që kemi thënë do të jetë kandidati ynë. Pra, LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të bëhet president, por njësoj vlen edhe për dy partitë tjera të mëdha e tradicionale PDK dhe LDK që u konfirmua edhe nga takimi i mbrëmshëm që pata me Bedri Hamzën dhe sot me Lumir Abdixhikun”, tha Kurti pas takimit të sotëm me Abdixhikun.

Kreu i qeverisë së Kosovës kërkoi një marrëveshje në mënyrë që të shmangin mbajtjen e zgjedhjeve të tjera në vend. Ai theksoi se në ditët në vijim do të intensifikojnë bisedimet me partitë.

“Në vijim ose të gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të ketë 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë e votojnë më së largu deri 4 mars apo subjektet politike të merren vesh për rrugën përpara. Shfaqet e nevojshme të kemi diku 83-84 deputetë apo 85, pasi vetëm një nëse mungon atëherë shkojmë automatikisht në zgjedhje. Përgjithësisht përshtypja është që subjektet politike konsiderojnë se s’duhet që edhe në vitin 2026 gjysmën e parë të na marrin zgjedhjet. Do të përpiqemi maksimalisht të evitojmë zgjedhjet shkaku i moszgjedhjes së presidentit”, tha Kurti.

Vjosa Osmanit, presidentes aktuale të Kosovës, i përfundon mandati më 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do të ketë mandatin e ri është 4 marsi. Vjosa Osmani e ka bërë të qartë se synon edhe një mandat tjetër.

I pyetur nëse e përkrah Vjosa Osmanin për një tjetër mandat, Kurti u shpreh:

“Ne nuk kemi mbledhur nënshkrime për askënd për shkak se edhe në rast se i mbledhim nënshkrimet, po e theksoj, ne në rastin më të mirë teorik mund të mbërrijmë te numri 66 që është aq larg numrit 80. Prandaj, kot ne mund të nxjerrim kandidat, ndërkohë që dy subjektet tjera thanë se nuk i kemi as 30 për nënshkrime sepse 30 është minimumi për propozimin”, tha Kurti, duke shtuar se do të ishte e “dëmshme” që LVV të dalë me një kandidat, pasi ka vetëm 66 vota.

Nga ana tjetër, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku tha për gazetarët se nevojitet konsensus politik apo marrëveshje mes partive për emrin.

“Dakordimi i përgjithshëm është se janë vetëm dy rrugë përpara. E para është që ose duhet konsensus politik mes faktorëve të vendit dhe ky konsensus duhet të ndërtohet në këto nëntë ditët e ardhshme ose duhet një marrëveshje klasike politike, mes partive për çështjen e presidentit. Dhe, në të dyja rastet duhet së paku dy të tretat e votave të deputetëve. Mbeti që të takohemi në ditët në vijim për të parë se cili nga këto mundësi që kemi përpara“, u shpreh ai.

Deputetët kanë afat deri më 4 mars që të zgjedhin presidentin e ri ose përndryshe, vendi rrezikon që të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Për secilën kandidaturë duhet të sigurohen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve. Kurti ka 57 vende në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit duhen të paktën 80 vota nga 120 në total. Nëse në dy raundet e para të votimit, një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton të jenë 61.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme