Bota 29 January 2026, 12:59 Nga VNA

Regjimi i Iranit hakmerret ndaj mjekëve që ndihmuan qytetarët e plagosur gjatë protestave antiqeveritare 

Ndaje në Whatsapp

Regjimi i Iranit hakmerret ndaj mjekëve që ndihmuan qytetarët e

Regjimi i Ali Khameneit po hakmerret ndaj mjekëve që iu erdhën në ndihmë atyre që  “mësynë” në rrugët e vendit për javë të tëra.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, arrestimet dhe dënimet me vdekje janë pjesë e një “fushate hakmarrjeje”, pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor refuzuan të injoronin gjendjen e vështirë të protestuesve të plagosur rëndë, të qëlluar, dhe ngritën qendra të improvizuara trajtimi.

Një kirurg iranian, Alireza Golchini, 52 vjeç, nga qyteti qendror i Qazvinit, është akuzuar për “moharebeh ”(luftë kundër Zotit), gjë që mund të rezultojë në dënim me vdekje, sipas grupit të të drejtave të njeriut Hengaw me seli në Norvegji. Departamenti i Shtetit i SHBA-së bëri thirrje dje për lirimin e tij.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, shifrat e së cilës kanë qenë të besueshme gjatë goditjeve të mëparshme, thotë se ka verifikuar më shumë se 6,000 të vdekur dhe po heton më shumë se 17,000 vdekje të tjera të regjistruara.

Golchini është një nga të paktën nëntë mjekë dhe vullnetarë të kujdesit shëndetësor të arrestuar gjatë javës së kaluar, thonë grupet e të drejtave të njeriut dhe mjekët.

Sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHRNGO) me seli në Norvegji, forcat e sigurisë bastisën strehimore të improvizuara mjekësore, si dhe shtëpitë e mjekëve dhe vullnetarëve që trajtuan protestuesit e plagosur. Ajo tha se nuk ka ende informacion mbi vendndodhjen ose gjendjen e të ndaluarve.

“Kjo duket të jetë një fushatë e qëllimshme hakmarrjeje kundër mjekëve dhe stafit mjekësor që refuzojnë të braktisin të plagosurit”, tha Hossein Raeesi, një avokat iranian i të drejtave të njeriut që jeton në mërgim.

IHRNGO raportoi gjithashtu arrestimin e një vullnetari të ndihmës së shpejtë, i cili e kishte shndërruar shtëpinë e tij në një strehë mjekësore të improvizuar. Sipas burimit, ai u ndalua më 14 janar pasi forcat e sigurisë bastisën shtëpinë e tij, ku ai kishte ofruar kujdes për më shumë se 20 protestues të plagosur, dy prej të cilëve më vonë vdiqën.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme