Bota 30 September 2025, 17:18 Nga VNA

Reforma drastike në Pentagon: Jo më gjeneralë të shëndoshë apo me mjekra, vetëm standarde lufte

Ndaje në Whatsapp
Reforma drastike në Pentagon: Jo më gjeneralë të

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, në një fjalim të mbajtur përpara qindra gjeneralëve dhe oficerëve të lartë në bazën ushtarake të Quantico-s, njoftoi një seri politikash të reja, të cilat sipas tij do të shënojnë fundin e dekadave të “dekadencës” dhe të ndikimit të kulturës së “woke” në Pentagon.

Hegseth tha se do të rishikojë funksionimin e inspektorit të përgjithshëm të Pentagonit dhe programet e barazisë së mundësive, përcjell NBC.

“Unë e quaj politikën ‘jo më ecje mbi vezë’. Ne po i çlirojmë komandantët dhe nënoficerët. Po ju çlirojmë ju,” – u shpreh ai.

“Nuk do të ketë më ankesa të kota, ankesa anonime apo të përsëritura. Nuk do të ketë më prishje reputacionesh, pritje të pafundme apo bllokim karriere. Mjaft me ecjen mbi vezë,” – shtoi Hegseth.

Sekretari i Luftës u tha gjeneralëve se kush nuk e mbështet vizionin e tij duhet të largohet.

“Nëse fjalët që po them sot po ju bëjnë zemrën të bjerë, atëherë bëni gjënë e ndershme dhe jepni dorëheqjen,” – tha ai.

Ai prezantoi dhjetë direktiva të reja, ku përfshihet rivendosja e standardeve të larta të fitnesit fizik për të gjithë trupat dhe për oficerët, duke nënvizuar se po e spastron ushtrinë nga “wokeness” dhe nga “burra me fustane”.

“Mund të humbasim edhe njerëz të mirë,” – tha Hegseth, por shtoi se vetëm ata që duan të jenë luftëtarë do të qëndrojnë.

Presidenti Donald Trump, pak para se të udhëtonte për në Quantico, paralajmëroi se do të shkarkojë çdo lider ushtarak që nuk i pëlqen.

“Do të takohem me gjeneralë dhe admiralë, dhe nëse nuk më pëlqen dikush, do ta pushoj nga puna menjëherë,” – tha Trump.

Hegseth premtoi rikthim të disiplinës edhe te pamja e trupave.

“Nuk do të ketë më mjekra, flokë të gjatë, apo shprehje individuale sipërfaqësore,” – u shpreh ai. “Nëse doni mjekër, atëherë bashkohuni me forcat speciale.”

Sipas tij, komandantët e mëparshëm kishin dështuar të ruanin standardet, duke lejuar “një ushtri që dukej si paganë nordikë”.

“Nëse dikush nuk arrin standardet mashkullore të luftës, nuk kalon testin fizik ose nuk respekton rregullat e pamjes, atëherë është koha për një post të ri ose një profesion të ri,” – tha Hegseth.

Në vijim, ai sulmoi trupat e mbipeshë në ushtri.

“Është lodhëse të shohësh formacione me ushtarë të shëndoshë. Po ashtu, është krejtësisht e papranueshme të shohësh gjeneralë e admiralë të shëndoshë në korridoret e Pentagonit,” – tha ai.

Sipas tij, të gjithë trupat do të duhet të respektojnë kërkesat për peshë dhe gjatësi trupore, të kalojnë dy herë në vit testet fizike dhe të kryejnë ushtrime fizike çdo ditë në detyrë.

Hegseth theksoi se politikat e tij nuk synojnë të bllokojnë gratë nga shërbimi, por sqaroi se standardet e larta fizike janë të pandryshueshme.

“Nëse gratë arrijnë, shkëlqyeshëm. Nëse jo, kështu është. Nëse kjo do të thotë që asnjë grua nuk kualifikohet për disa role luftarake, le të jetë kështu. Nuk është ky synimi, por mund të jetë rezultati,” – tha ai.

“Po ashtu, kjo do të thotë që edhe burrat e dobët nuk do të kualifikohen, sepse nuk po luajmë lojëra. Kjo është luftë. Kjo është jetë a vdekje,” – përfundoi Hegseth.

 

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme