Bota 12 September 2025, 22:13 Nga VNA

Raporti i OKB-së/Koreja e Veriut ekzekuton njerëz për shpërndarjen e filmave dhe serialeve të huaja

Ndaje në Whatsapp
Raporti i OKB-së/Koreja e Veriut ekzekuton njerëz për

Koreja e Veriut ka ekzekutuar persona për shpërndarjen e mediave të huaja, përfshirë seriale televizive si dramat popullore koreano-jugore, si pjesë e një goditjeje gjithnjë e më të ashpër ndaj lirive personale, thuhet në një raport të të drejtave të njeriut të OKB-së të publikuar të premten.

Sipas raportit, që prej vitit 2014, mbikëqyrja është bërë më e përhapur falë teknologjive të reja, ndërsa dënimet janë ashpërsuar – përfshirë futjen e dënimit me vdekje për veprime si shpërndarja e dramave televizive të huaja.

Këto kufizime e bëjnë Korenë e Veriut vendin më kufizues në botë, thuhet në raportin 14-faqësh të OKB-së, i cili bazohet në intervista me më shumë se 300 dëshmitarë dhe viktima që kanë ikur nga vendi dhe kanë raportuar përkeqësimin e mëtejshëm të lirive.

James Heenan, kreu i zyrës së të drejtave të njeriut të OKB-së për Korenë e Veriut, deklaroi në një konferencë në Gjenevë se numri i ekzekutimeve për krime të zakonshme dhe politike është rritur që nga kufizimet e periudhës së COVID-19.

Ai shtoi se një numër i pacaktuar personash janë tashmë ekzekutuar sipas ligjeve të reja për shpërndarjen e serialeve televizive të huaja, përfshirë dramat e njohura koreano-jugore (K-Drama) nga fqinji jugor.

“Nën ligjet, politikat dhe praktikat e futura që nga viti 2015, qytetarët janë përballur me mbikëqyrje dhe kontroll të shtuar në të gjitha aspektet e jetës,” thuhet në përfundimin e raportit.

Ky shqyrtim i gjerë i OKB-së vjen më shumë se një dekadë pas një raporti historik të OKB-së që konkludonte se Koreja e Veriut kishte kryer krime kundër njerëzimit. Raporti i ri mbulon zhvillimet që nga viti 2014.

Misioni diplomatik i Koresë së Veriut në Gjenevë dhe ambasada e saj në Londër nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Koreja e Veriut (DPRK) u përgjigj ndaj hetuesve të OKB-së duke deklaruar se e refuzon rezolutën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut që autorizon raportin më të fundit.

Heenan shtoi nga Seuli se ndonjëherë fëmijët detyrohen të punojnë në punë të detyruar, përfshirë të ashtuquajturat “brigada shoku” në sektorë të vështirë si minierat e qymyrit dhe ndërtimi.

“Ata janë shpesh fëmijë nga shtresat më të ulëta të shoqërisë, sepse janë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë ryshfet për të shpëtuar, dhe këto brigada përballen shpesh me punë shumë të rrezikshme dhe të lodhshme,” tha Heenan.

Raporti gjithashtu vuri në dukje disa përmirësime të kufizuara, si zvogëlimi i dhunës nga rojet në objektet e paraburgimit dhe ligje të reja që duket se forcojnë garancitë për një proces të drejtë gjyqësor.

 

 

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme