Bota 5 March 2026, 21:17 Nga VNA

Raketa mbi Gjirin Persik, avioni i evakuimit Air France kthehet pas

Ndaje në Whatsapp
Raketa mbi Gjirin Persik, avioni i evakuimit Air France kthehet pas

Një avion evakuimi i organizuar nga qeveria franceze është detyruar të kthehet mbrapsht gjatë fluturimit për shkak të lëshimit të raketave në rajon. Lajmi u konfirmua nga ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot.

Sipas tij, bëhet fjalë për një avion të kompanisë Air France të marrë me qira nga qeveria franceze për të riatdhesuar qytetarë francezë që ndodheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Fluturimi ishte nisur për të marrë shtetasit francezë në zonën e Gjirit, por gjatë operacionit u detyrua të kthehej për arsye sigurie.

“Një avion Air France i marrë me qira nga qeveria për të kthyer në Francë bashkëkombasit tanë që ndodheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe është detyruar këtë mbrëmje të kthehet mbrapsht për shkak të lëshimit të raketave në zonë”, deklaroi Tabarot.

Ngjarja vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm, me sulme me raketa dhe dronë në disa vende të rajonit, duke detyruar shtete të ndryshme të organizojnë operacione evakuimi për qytetarët e tyre.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme