Bota 4 March 2026, 21:00 Nga VNA

Raketa mbi Dubai! Super të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u arratisur me avionë privatë

Ndaje në Whatsapp
Raketa mbi Dubai! Super të pasurit po paguajnë deri në 350,000

Çmimet e avionëve privatë për evakuimin e qytetarëve nga vendet e Gjirit Persik kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet. Sipas raportimeve, disa individë shumë të pasur po paguajnë deri në 350 mijë dollarë për një fluturim drejt destinacioneve të sigurta në Evropë dhe më gjerë.

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shumë linja ajrore ndërkombëtare kanë anuluar fluturimet drejt Lindjes së Mesme, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe duke kufizuar ndjeshëm opsionet e udhëtimit. Si pasojë, kërkesa për avionë privatë është rritur ndjeshëm, duke çuar çmimet në nivele rekord.

Raketat dhe dronët iranianë kanë goditur zona si Abu Dhabi, Dubai, Katari dhe Bahreini — vende që deri pak kohë më parë konsideroheshin relativisht të sigurta. Në këto kushte, shumë qytetarë të pasur po largohen drejt Arabia Saudite, e cila po shihet si një nga rrugët më të sigurta të daljes nga rajoni.

“Ura” tokësore drejt Riadit
Kryeqyteti saudit, Riad, është kthyer në një pikë qendrore tranziti, pasi aeroporti i tij mbetet funksional dhe me lidhje të rregullta ndërkombëtare. Kompanitë private të sigurisë raportohet se kanë marrë me qira flota automjetesh SUV për të transportuar persona nga Dubai drejt Riadit — një udhëtim rreth 10 orë me rrugë tokësore — përpara se të organizojnë fluturime private jashtë rajonit.

Të evakuuarit përfshijnë drejtues të lartë të korporatave financiare ndërkombëtare, investitorë dhe individë me pasuri të lartë që ndodheshin në zonë për biznes apo pushime.

Sipas burimeve të industrisë së aviacionit, një fluturim me avion privat nga Riadi drejt Evropës ka arritur të kushtojë deri në 350,000 dollarë (rreth 260,000 paund), për shkak të kërkesës së lartë dhe mungesës së disponueshmërisë.

Arabia Saudite si dalje emergjente
Një faktor që e bën Arabinë Saudite veçanërisht tërheqëse është fakti se disa vende fqinje kanë kufizuar lëvizjen. Oman, për shembull, ka mbyllur disa rrugë pas një sulmi iranian ndaj një porti dhe një anijeje cisternë nafte.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar King Khalid në Riad, i vendosur rreth 35 kilometra nga qendra e qytetit, vijon të operojë normalisht. Aeroporti ka pesë terminale dhe lidhje të rregullta me Evropën, Amerikën, Azinë dhe Afrikën.

Autoritetet saudite kanë lehtësuar gjithashtu procedurat e vizave, duke u lejuar shumë shtetasve të marrin vizë në mbërritje, një masë që ka rritur ndjeshëm fluksin e atyre që kërkojnë një dalje të shpejtë dhe të sigurt nga rajoni.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme