Bota 22 March 2026, 09:29 Nga VNA

Raketa iraniane godasin Izraelin pranë objektit bërthamor në Dimona, mbi 100 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Raketa iraniane godasin Izraelin pranë objektit bërthamor në

Më shumë se 100 persona janë plagosur nga sulmet me raketa të Iranit ndaj qytetit jugor izraelit Dimona, ku ndodhet objekti kryesor bërthamor i Izraelit, si dhe ndaj qytetit pranë tij Arad. Ngjarja shënon një nga përshkallëzimet më të forta të konfliktit që ka shpërthyer mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Sipas shërbimeve izraelite të emergjencës, të paktën 88 persona u plagosën në Arad, ndërsa 39 të tjerë në Dimona. Mes të plagosurve është edhe një djalë 10-vjeçar në gjendje kritike, me plagë të shumta nga copëzat e shpërthimit. Disa ndërtesa banimi janë shkatërruar dhe në zona të ndryshme kanë shpërthyer zjarre.

Televizioni shtetëror iranian e paraqiti sulmin si përgjigje ndaj një goditjeje të mëhershme ndaj kompleksit bërthamor të Natanzit në Iran. Konflikti tashmë ka hyrë në javën e katërt dhe po karakterizohet nga sulme të ndërsjella ndaj objektivave strategjikë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti mbrëmjen “të vështirë” për Izraelin, por deklaroi se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë. Sipas mediave shtetërore iraniane, që nga fillimi i bombardimeve amerikano-izraelite më 28 shkurt, mbi 1500 persona janë vrarë në Iran, mes tyre më shumë se 200 fëmijë.

Ushtria izraelite tha se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan, por disa raketa nuk u interceptuan, duke goditur drejtpërdrejt objektivat. Sipas zjarrfikësve, dy raketa balistike me koka luftarake prej qindra kilogramësh arritën të godasin.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) bëri të ditur se nuk ka shenja dëmtimi në qendrën bërthamore Shimon Peres në Dimona dhe se nuk janë regjistruar nivele jonormale rrezatimi. Drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi u bëri thirrje palëve për “përmbajtje maksimale ushtarake”, sidomos pranë objekteve bërthamore.

Pamje të verifikuara nga terreni tregojnë një raketë që godet qytetin dhe një shpërthim të fuqishëm, ndërsa një ndërtesë trekatëshe është shembur plotësisht. Autoritetet lokale kanë anuluar edhe mësimin në shkollat e zonës për ditën pasuese.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme