Bota 9 August 2025, 21:04 Nga VNA

Putin propozon armëpushim me Ukrainën, me kusht njohjen e Krimesë Rusisë

Ndaje në Whatsapp
Putin propozon armëpushim me Ukrainën, me kusht njohjen e Krimesë

Gazeta prestigjioze amerikane Wall Street Journal, Presidenti rus Vladimir Putin ka prezantuar një plan për t’i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë gjatë një takimi të mbajtur me të dërguarin amerikan, Steve Witkoff.

Në bazë të burimeve që citon Wall Street Journal, plani i propozuar nga Kremlini parashikon njohjen ndërkombëtare të kontrollit të plotë të Rusisë mbi rajonet e Donetskut dhe Luhanskut të njohura së bashku si Donbasi si dhe njohjen zyrtare të aneksimit të gadishullit të Krimesë, të pushtuar nga Moska që prej vitit 2014.

Plani i paqes thuhet të jetë i ndarë në dy faza. Fillimisht, parashikohet që Ukraina të tërheqë forcat nga Donbasi dhe të pranojë juridikisht aneksimin e Krimesë nga Rusia. Në këtë pikë do të shpallet një armëpushim përgjatë vijave aktuale të frontit në rajonet e Khersonit, Zaporizhzhias dhe Donbasit.

Në fazën përfundimtare të marrëveshjes, Rusia do të tërhiqet pjesërisht nga territoret e pushtuara në Kherson dhe Zaporizhzhia, duke lejuar kështu një marrëveshje paqeje nëpërmjet një formule të shkëmbimit territorial.

Sipas Institutit për Studimet e Luftës me seli në Uashington, aktualisht Rusia kontrollon rreth 26% të rajonit të Khersonit dhe mbi 70% të territorit të Zaporizhzhias. Ndërkohë, në Donbas që përfshin Donetskun dhe Luhanskun Moska ka nën kontroll më shumë se 80% të territorit.

Ky plan, sipas Wall Street Journal, pritet të diskutohet nga Presidenti Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump në një takim të mundshëm të premten. Megjithatë, propozimi është pritur me skepticizëm nga Kievi dhe liderët evropianë, të cilët e shohin si një përpjekje të Rusisë për të konsoliduar fitimet territoriale dhe për të ulur presionin nga sanksionet ndërkombëtare.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme