Bota 10 March 2026, 15:23 Nga VNA

Pse SHBA nuk sulmojnë ishullin Kharg. 20 metra katrorë si pikë strategjike nga ku kalon shumica e eksporteve të naftës së Iranit

Ndaje në Whatsapp

Pse SHBA nuk sulmojnë ishullin Kharg. 20 metra katrorë si pikë

Në veri të Gjirit Persik ndodhet një ishull i vogël, vetëm rreth 20 kilometra katrorë, që konsiderohet pika më e ndjeshme e ekonomisë iraniane. Ishulli Kharg është terminali më i rëndësishëm i eksportit të naftës për regjimin iranian, nga ku kalojnë çdo ditë rreth 7 milionë fuçi naftë drejt tregjeve ndërkombëtare, kryesisht drejt Azisë dhe Kinës.

Sipas ekspertëve, pa këtë terminal ekonomia iraniane do të përballej me një goditje të rëndë. Megjithatë, edhe pse lufta mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit ka hyrë në ditët e saj më intensive, ishulli Kharg nuk është goditur deri tani nga sulmet ushtarake.

Analistët thonë se Uashingtoni po shmang një sulm të tillë për disa arsye. Së pari, Shtetet e Bashkuara duan të ruajnë infrastrukturën energjetike të Iranit për periudhën pas luftës. Së dyti, një goditje ndaj Kharg mund të përkeqësonte marrëdhëniet me Kinën, një nga blerësit kryesorë të naftës iraniane. Një arsye tjetër është frika se Irani do të kundërpërgjigjej duke sulmuar objektet energjetike të vendeve arabe aleate të SHBA-së, si Arabia Saudite apo Katari.

Për momentin, Kharg konsiderohet një “vijë e kuqe” për Uashingtonin, por ekspertët paralajmërojnë se situata mund të ndryshojë nëse konflikti përshkallëzohet. Nëse Irani do të godiste drejtpërdrejt objektiva amerikane ose do të bllokonte trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit, atëherë ky ishull mund të kthehej në një nga objektivat kryesore të luftës.

Rëndësia e Kharg lidhet edhe me faktin se brigjet iraniane janë të cekëta dhe nuk lejojnë ankorimin e tankerëve të mëdhenj të naftës. Për këtë arsye, nafta transportohet përmes tubacioneve nënujore drejt këtij ishulli, ku më pas ngarkohet në anije të mëdha për eksport. Kjo e bën Kharg një pikë jetike për ekonominë iraniane, por njëkohësisht edhe dobësinë e saj më të madhe strategjike.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme