Bota 7 January 2026, 18:20 Nga VNA

Pse rreth 250 milionë të krishterë festojnë Krishtlindjen më 7 janar

Ndaje në Whatsapp
Pse rreth 250 milionë të krishterë festojnë Krishtlindjen

Miliona të krishterë në Europën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore festojnë sot Krishtlindjen, duke përkujtuar lindjen e Jezu Krishtit në Betlehem. Ndryshe nga shumica e botës së krishterë që e feston më 25 dhjetor, rreth 250 milionë besimtarë ortodoksë dhe koptë e kremtojnë Krishtlindjen më 7 janar.

Arsyeja e këtij dallimi nuk lidhet me një datë tjetër të lindjes së Krishtit, por me përdorimin e kalendarëve të ndryshëm. Kishat Ortodokse dhe Kisha Kopte vijojnë të ndjekin kalendarin Julian, të futur në vitin 46 para erës sonë nga Juli Cezari. Ndërkohë, në vitin 1582, Papa Gregori XIII vendosi kalendarin Gregorian, më të saktë në matjen e vitit diellor, i cili u adoptua nga shumica e botës.

Sot, kalendari Julian është 13 ditë prapa kalendarit Gregorian. Kjo do të thotë se 25 dhjetori sipas kalendarit Julian përkon me 7 janarin sipas kalendarit që përdoret aktualisht nga shumica e vendeve.

Krishtlindjen më 7 janar e festojnë, ndër të tjera, Kisha Ortodokse Ruse, ajo Serbe dhe Gjeorgjiane, Kisha Ortodokse Kopte në Egjipt, si edhe kishat ortodokse të Etiopisë dhe Eritresë. Në disa vende, si Bjellorusia dhe Moldavia, Krishtlindja festohet zyrtarisht si më 25 dhjetor ashtu edhe më 7 janar, për të respektuar besimet e ndryshme.

Ndërkohë, data e Vitit të Ri më 1 janar nuk ka lidhje me lindjen e Krishtit, por me traditën romake, e vendosur shekuj para krishterimit. Data 25 dhjetor për Krishtlindjen u zgjodh nga të krishterët e hershëm duke u bazuar në besimin se Jezusi u ngjiz më 25 mars, festa e Ungjillëzimit, dhe duke shtuar nëntë muaj, u arrit në 25 dhjetor.

Kështu, ndryshimi i datës së Krishtlindjes është çështje kalendari dhe tradite kishtare, jo besimi për një lindje të ndryshme të Jezu Krishtit.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme