Bota 10 August 2025, 08:16 Nga VNA

Protesta e grupit “Palestine Action” në Londër, arrestohen 450 persona

Ndaje në Whatsapp
Protesta e grupit “Palestine Action” në Londër, arrestohen

Më shumë se 450 persona janë arrestuar në Londër gjatë një proteste të organizuar nga grupi “Palestine Action”, i cili është shpallur zyrtarisht i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas autoriteteve, grupi ka kryer më parë sulme të dhunshme, ka shkaktuar dëmtime të mëdha dhe konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Të shtunën, qindra njerëz u mblodhën për të protestuar në sheshin përballë Parlamentit për të vazhduar gjatë ditës me turmat duke u rritur.

Sipas Policisë, një numër i konsiderueshëm personash ishin të pajisur me pankarta që shprehnin mbështetje të hapur për “Palestine Action”.

“E drejta për të protestuar është e garantuar, por kjo është krejt ndryshe nga shfaqja e mbështetjes për një organizatë të ndaluar. Palestine Action është shpallur e paligjshme pas këshillimit të strukturave të sigurisë, për shkak të sulmeve të rënda që ka kryer”, ka thënë ministrja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper.

 

Video

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme