Bota 12 March 2026, 07:00 Nga VNA

Protesta dhe akuza ndaj stafit, shefi i famshëm René Redzepi largohet nga Noma

Ndaje në Whatsapp
Protesta dhe akuza ndaj stafit, shefi i famshëm René Redzepi

Shefi i njohur danez René Redzepi ka njoftuar largimin nga drejtimi i restorantit të famshëm Noma në Kopenhagë, të cilin e bashkëthemeloi në vitin 2003 dhe e ktheu në një nga restorantet më të rëndësishme dhe inovative në botë.

 


Noma, i udhëhequr nga Redzepi për më shumë se dy dekada, është vlerësuar vazhdimisht në skenën ndërkombëtare të gastronomisë dhe është shpallur pesë herë restoranti më i mirë në botë nga lista prestigjioze “World’s 50 Best Restaurants”.

 


Vendimi për t’u tërhequr vjen pas raportimeve të fundit në media dhe në rrjetet sociale për abuzime dhe sjellje të ashpra ndaj punonjësve në vitet 2000 dhe 2010. Akuzat u rikthyen në vëmendje edhe gjatë hapjes së një pop-up restoranti 16-javor të Noma në Los Angeles, ku u organizuan protesta kundër Redzepit.

 


Në një deklaratë të publikuar në Instagram, ai pranoi përgjegjësinë për mënyrën si kishte drejtuar restorantin në të kaluarën.

 


“Javët e fundit kanë sjellë vëmendje dhe diskutime të rëndësishme për restorantin tonë, industrinë dhe mënyrën si kam udhëhequr në të kaluarën. Kam punuar për t’u bërë një lider më i mirë dhe Noma ka bërë hapa të mëdhenj për të ndryshuar kulturën e brendshme. Por e di që këto ndryshime nuk e rregullojnë të kaluarën,” shkroi ai.

 


Redzepi shtoi se pas më shumë se dy dekadash në krye të restorantit, ka vendosur të tërhiqet për t’i lënë drejtuesve të tjerë të vazhdojnë kapitullin e ri të Noma. Ai njoftoi gjithashtu se ka dhënë dorëheqjen edhe nga bordi i organizatës jofitimprurëse MAD, të cilën e themeloi në vitin 2011.

 


Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shefi i kuzhinës u shfaq i emocionuar duke kërkuar falje ndaj stafit të tij. Deri më tani, përfaqësues të restorantit Noma nuk kanë dhënë komente të tjera mbi zhvillimin.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme