Bota 8 January 2026, 16:16 Nga VNA

Presidenti i Gjermanisë kritika Trumpit: Po shkatërron rendin botëror

Ndaje në Whatsapp

Presidenti i Gjermanisë kritika Trumpit: Po shkatërron rendin

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar se rendi ndërkombëtar po kërcënohet nga sjellja e të paskrupulltëve.

Në fjalimet e tij, Steinmeier tha se demokracia globale është sulmuar si kurrë më parë dhe se sjellja e SHBA-së përbën një ndarje historike të rendit botëror, pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Bëhet fjalë për të parandaluar që bota të kthehet në një strofull hajdutësh, ku të paskrupullt marrin çfarë të duan, ku rajone apo vende të tëra trajtohen si prona e disa fuqive të mëdha,” theksoi presidenti gjerman.

Edhe pse roli i Steinmeier është kryesisht ceremonial, komentet e tij janë me peshë, pasi ai ka më shumë liri për të shprehur opinionin e tij sesa politikanët.

Marrë nga Reuters

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme