Bota 11 March 2026, 09:05 Nga VNA

Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit para operacioneve ushtarake

Ndaje në Whatsapp
Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron

Ushtria e Izraelit ka lëshuar një tjetër paralajmërim për evakuim për banorët në jug të Bejrutit, duke njoftuar për operacione ushtarake që pritet të zhvillohen në orët në vijim në kryeqytetin e Libanit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të veprojnë në zonat Haret Hreik dhe Burj al-Barajneh, si dhe në një kompleks që ndodhet në jug të Autostradës së Damaskut.

Ai u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave që të largohen menjëherë dhe të lëvizin drejt lindjes përgjatë autostradës për sigurinë e tyre.

Sipas ushtrisë izraelite, operacionet kanë në shënjestër grupin Hezbollah, i cili mbështetet nga Iran. IDF paralajmëroi se kushdo që ndodhet pranë operativëve, objekteve apo armëve të Hezbollahut “po rrezikon jetën e tij”.

Më herët gjatë natës, ushtria izraelite kishte paralajmëruar gjithashtu për sulme në periferinë jugore të Beirut, në zonën e njohur si Dahieh. Pamje të verifikuara tregojnë dëme nga sulmet ajrore edhe në lagjen Tallet el Khaya në Bejrutin perëndimor, ku disa kate të një ndërtese të lartë janë përfshirë nga flakët.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme