Bota 13 March 2026, 16:12 Nga VNA

Përplasje tragjike në qiellin e Irakut: Dy avionë cisternë amerikanë përplasen gjatë një misioni nate

Ndaje në Whatsapp

Përplasje tragjike në qiellin e Irakut: Dy avionë cisternë

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur mbi Irak gjatë operacioneve ushtarake amerikane të lidhura me luftën kundër Iranit. Dy avionë cisternë KC-135 Stratotanker të Forcave Ajrore të SHBA u përplasën në lartësi të madhe gjatë një operacioni shumë të ndërlikuar furnizimi me karburant në ajër.

Sipas raportimeve, njëri nga avionët, megjithëse i dëmtuar, arriti të ulej në Izrael, ndërsa tjetri u rrëzua në shkretëtirën e Irakut perëndimor. Të gjashtë ushtarakët që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.

Alarmi u dha menjëherë dhe ekipe kërkimi me helikopterë dhe avionë nisën operacionet në një zonë të rrezikshme të Irakut, ku veprojnë milici armiqësore ndaj forcave perëndimore.

Avionët KC-135 janë variante të modifikuara të Boeing 707, të përdorur që nga vitet ’60. Edhe pse shumë të vjetër – disa prej tyre janë mbi 60 vjet në shërbim – ata mbeten thelbësorë për operacionet ushtarake amerikane, sepse furnizojnë me karburant avionët luftarakë në ajër dhe u mundësojnë të kryejnë sulme në distanca shumë të mëdha.

Në këtë konflikt, bombarduesit dhe avionët luftarakë shpesh operojnë në objektiva që ndodhen deri në 2000 kilometra larg bazave, duke pasur nevojë për furnizim me karburant disa herë gjatë një misioni.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi gjatë një operacioni jashtëzakonisht të rrallë dhe të vështirë: furnizimi me karburant nga një cisternë ajrore tek një cisternë tjetër. Avioni që po merrte karburant ishte futur poshtë trupit të tjetrit, por për arsye ende të paqarta ndodhi përplasja.

Avioni i dëmtuar fluturoi drejt Izraelit dhe bëri disa rrotullime mbi det për të shkarkuar karburantin përpara uljes në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.

Ndërkohë, avionë specialë MC-130 Hercules dhe helikopterë Blackhawk u dërguan për të kërkuar rrënojat në shkretëtirë. Fillimisht u gjetën katër trupa, ndërsa për dy pilotë të tjerë nuk kishte ende gjurmë në momentet e para të operacionit.

Pentagoni nuk përjashton asnjë skenar, përfshirë edhe mundësinë që pilotët të jenë kapur nga milicitë lokale, një zhvillim që mund të krijonte një situatë shumë të tensionuar në rajon.

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme