Bota 13 Shtator 2025, 15:28 Nga VNA

 “Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk, e krijoi kur ishte vetëm 18 vjeç

Ndaje në Whatsapp
 “Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas

Vrasja e Charlie Kirk ka tronditur thellë botën konservatore amerikane, duke e shndërruar atë në një figurë martire për mbështetësit e tij. Presidenti Donald Trump madje deklaroi se Kirk mund të kishte qenë një ditë president i Shteteve të Bashkuara, shkruan A2 CNN. Aktivisti 31-vjeçar la pas dy fëmijë të vegjël, bashkëshorten e tij të pikëlluar, Erikën, 36 vjeçe, si edhe një bazë të gjerë mbështetësish, të cilët e ndoqën ndër vite përmes debateve mbi lirinë e fjalës në kampuset universitare dhe fushatës së tij të fuqishme në rrjete sociale.

Kirk themeloi organizatën Turning Point USA (TPUSA) në moshën 18-vjeçare, së bashku me mentorin e tij Bill Montgomery, i cili ndërroi jetë nga Covid-19 në vitin 2020. Ai e ngriti TPUSA-n në një prej lëvizjeve më të fuqishme politike të vendit, duke nxitur një valë të re votuesish të rinj në mbështetje të Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2024.

Sipas të dhënave financiare publike, TPUSA raportoi të ardhura prej 85 milionë dollarësh në vitin 2024 dhe afro 18 milionë dollarë asete neto. Vetë Kirk merrte një pagë vjetore prej 285 mijë dollarësh nga organizata, pa përfshirë tarifat e ligjëratave private dhe fitimet nga librat e tij. Në fillimet e TPUSA, paga e tij ishte vetëm 27 mijë dollarë.

Pas vrasjes në një aktivitet kampusin e një universiteti në Utah, katër nga librat e Kirk u ngjitën menjëherë në listat e librave më të shitur të New York Times dhe Amazon. Pavarësisht humbjes së figurës qendrore, bashkëshortja e tij dhe drejtues republikanë kanë premtuar të vazhdojnë trashëgiminë e tij politike, përcjell A2 CNN.

Trupi i Kirk u transportua të enjten drejt shtëpisë së tij në Arizona me avionin zyrtar Air Force Two, pasi zv.presidenti JD Vance shkoi në Utah për të mbështetur Erikën dhe familjen. Ajo ka rrëfyer me dhimbje se ende nuk gjen forcë t’u tregojë fëmijëve të vegjël se “babai nuk do të kthehet më”. Erika, prezantuese e podcast-it Midweek Rise Up dhe ish-Miss Arizona, pritet të kthehet në rezidencën familjare në Scottsdale, e vlerësuar në 5,6 milionë dollarë, për t’u përkujdesur për fëmijët. Trump deklaroi se ka folur me të menjëherë pas ngjarjes dhe se ajo po mbështetet në besimin në Zot në këtë periudhë të vështirë.

Në një intervistë televizive të premten, Trump tha se e veja e Kirk synon të mbajë gjallë misionin e tij përmes TPUSA. Ai shtoi se edhe djali i tij, Barron Trump, një nga miliona fansat e Kirk, ishte thellësisht i prekur nga lajmi tragjik.

Ndryshe nga organizatat tradicionale politike, TPUSA ndërtoi një rrjet të gjerë, duke hapur mbi 3000 degë në kampuse universitare në të gjitha 50 shtetet e Amerikës dhe më pas edhe në vende të tjera. Tubimet madhështore, shpesh të transmetuara drejtpërdrejt, e vendosnin Kirk në qendër të skenës, duke frymëzuar të rinj nga çdo sfond politik.

Influenca e tij depërtoi edhe në rrethin më të afërt të Trump, ku figura si Donald Trump Jr., Kimberly Guilfoyle, Eric dhe Lara Trump morën pjesë rregullisht në aktivitetet e TPUSA. Në fushatën presidenciale të fundit, Kirk luajti rol kyç në strategjinë digjitale të familjes Trump, duke ndihmuar në atë që u quajt “rikthimi më i madh politik në histori”.

Pas ngjarjes, homazhe u mbajtën në SHBA dhe jashtë saj, nga Afrika e Jugut, në Londër e Australi. Qindra mbështetës u panë duke lënë lule dhe duke qarë në kujtim të aktivistit, duke forcuar imazhin e tij si një figurë e dashur e lëvizjes konservatore. Trashëgimia e Charlie Kirk, si frymëzim për shumë të rinj republikanë, pritet të zgjerohet edhe më tej pas vdekjes së tij. 

 

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme