Bota 6 September 2025, 16:26 Nga VNA

Pas paralajmërimit të Putin për angazhimin e trupave të huaja në Ukrainë, Rusia vijon sulmet me raketa

Ndaje në Whatsapp
Pas paralajmërimit të Putin për angazhimin e trupave të

Rusia e ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, derisa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer.  Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës.

“Nëse shfaqet ndonjë ushtar aty, sidomos tani që luftimet janë duke vazhduar, ne do t’i konsiderojmë shënjestra legjitime”, ka thënë Putin në një forum ekonomik që është mbajtur më 5 shtator në Vlladivostok.

Paralajmërimi i Putinit shpërfaq qëndrimin e tij të palëkundur, prandaj janë bllokuar përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për paqe në Ukrainë, prej një samiti të mbajtur mes presidentit rus dhe atij amerikan, Donald Trump në Alaskë.

Komentet e Putinit kanë ardhur vetëm një ditë pas takimit të të ashtuquajturit “Koalicion i Vullnetit”, i cili është zotuar për një “forcë sigurie” për Ukrainën, dhe pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar se do të vazhdojë të hakmerret ndaj sulmeve ruse në objektet e energjisë, pavarësisht kritikave të Sllovakisë dhe Hungarisë – të dyja blerëse të naftës ruse.

Në Vlladivostik të Rusisë, Putini e ka nënvlerësuar rëndësinë e një takimi me Zelenskyn, mirëpo ka sugjeruar se mund ta takojë atë vetëm në një vend.

“Po bëhen aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç me tone kërcënuese: Mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në Kosovë

“Vendi më i mirë është kryeqyteti rus, qyteti i heronjve, Moska”, ka thënë Putin. Zelensky dhe zyrtarë tjerë perëndimorë e kanë përshkruar këtë propozim si joserioz.

“Nuk mund të shkoj në Moskë kur shteti im po sulmohet me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Putini e kupton këtë”, ka thënë Zelensky.

Këto deklarata janë bërë pas disa takimeve të nivelit të lartë në Kinë, më herët gjatë javës, të cilat ia kanë bërë të qartë liderit rus se nuk është i izoluar në skenën botërore, pavarësisht shkëputjes së lidhjeve me Perëndimin, pas nisjes së luftës në Ukrainë më 2022.

Presidenti amerikan është shprehur disa herë shumë i zhgënjyer me Putinin, teksa tenton të ndërmjetësojë përfundimin e luftës. Ai ka vendosur disa herë ultimatume, dhe ka kërcënuar me vendosje të sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një pakt për paqe.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.  Putini e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.  Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme