Bota 9 March 2026, 21:54 Nga VNA

Parlamenti zviceran miraton kompensimin për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti zviceran miraton kompensimin për viktimat e zjarrit

Parlamenti zviceran miratoi sot një pagesë të njëhershme prej  50,000 frangash zvicerane (55,000 euro) për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të tragjedisë vdekjeprurëse në barin Le Constellation në Crans-Montana , ku 41 persona vdiqën dhe 115 u plagosën në një zjarr që shpërtheu në natën e Vitit të Ri.

Kompensimi do t’u jepet familjeve të të vdekurve dhe të plagosurve që u shtruan në spital. Midis viktimave ishin disa turistë të huaj, shumica e të cilëve të rinj.

Sipas prokurorisë dhe disa dëshmive, qirinjtë që ndizeshin shkëndija shkaktuan ndezjen e materialit izolues të zhurmës në tavanin e barit nëntokësor, ku ishte mbledhur një turmë njerëzish për të festuar ardhjen e vitit të ri.

Hetim penal edhe kundër kryetarit të bashkisë së Crans Montana

Më herët, qarku i kantonit zviceran të Valais njoftoi se kishte vënë nën hetim penal pesë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të komunës së Crans-Montana-s, si pjesë e hetimit për zjarrin vdekjeprurës që vrau 41 persona dhe plagosi 115 të tjerë në natën e Vitit të Ri.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të kantonit Valais nuk dha detaje të mëtejshme, por një burim policor i njohur me rastin konfirmoi informacionin e publikuar se të pesë personat përfshinin edhe kryetarin e bashkisë së Crans-Montana-s, Nicolas Ferro.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme