Bota 11 September 2025, 18:10 Nga VNA

Parlamenti Evropian refuzon të mbajë një minutë heshtje për Charlie Kirk, eurodeputetët reagojnë me protesta

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti Evropian refuzon të mbajë një minutë heshtje

Një skenë e tensionuar u shënua sot në sallën plenare të Parlamentit Evropian, pasi Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, hodhi poshtë një propozim për mbajtjen e një minute heshtjeje në nder të aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, i cili u vra dy ditë më parë gjatë një fjalimi në Universitetin e Utah-ut.

Propozimi u paraqit nga eurodeputeti i grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), Charlie Weimers, i cili theksoi se ky gjest simbolik kishte për qëllim të dërgonte një mesazh të qartë në mbrojtje të lirisë së fjalës. “Ky akt nuk është thjesht një homazh personal, por një deklaratë e qartë se e drejta e shenjtë e fjalës nuk mund të shfuqizohet nga dhuna,” u shpreh Weimers.

Kirk, 31 vjeç, një figurë e njohur e lëvizjes konservatore në SHBA dhe mbështetës i hapur i Presidentit amerikan Donald Trump, u qëllua për vdekje të mërkurën, ndërsa mbante një fjalim para studentëve. Vrasja e tij ka shkaktuar jehonë të madhe në qarqet politike dhe akademike, sidomos për shkak të lidhjes me debatin mbi kufijtë e lirisë së fjalës në universitete.

Megjithatë, Presidentja Metsola vendosi të refuzojë kërkesën për një minutë heshtje, duke iu referuar rregullores së procedurës së Parlamentit. Sipas rregullores, minutat e heshtjes shpallen nga Presidenti vetëm në fillim të seancave plenare dhe vetëm pas një kërkese të dorëzuar nga një grup politik i tërë. Një zëdhënës i Presidencës konfirmoi se nuk ishte paraqitur një kërkesë e tillë formale nga asnjë grup.

Pas këtij vendimi, Weimers mori fjalën në seancë për të shprehur keqardhjen e tij dhe për të denoncuar aktin e dhunshëm, duke u përpjekur më pas që kohën e mbetur të fjalës ta përdorte si një homazh në heshtje. Ky veprim u ndërpre menjëherë nga nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley, e cila sqaroi se Presidentja tashmë kishte refuzuar zyrtarisht kërkesën.

Ndërhyrja e Barley-t shkaktoi reagime të ashpra nga eurodeputetët e ekstremit të djathtë dhe të krahut të djathtë, të cilët nisën të godasin tavolinat dhe karriget e tyre, duke shoqëruar protestën me brohoritje. Përplasja solli një atmosferë të polarizuar në sallë, ku një pjesë e deputetëve shpërtheu në duartrokitje për vendimin e Presidencës, kryesisht nga grupet e qendrës së majtë dhe liberalët.

Nga ana tjetër, eurodeputetët e së majtës dhe të qendrës së majtë zgjodhën të mos bëjnë komente publike mbi çështjen, duke theksuar se përgjegjësia për vendimin i takon vetëm Presidencës së Parlamentit.

Video

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme