Bota 22 October 2025, 19:12 Nga VNA

Parlamenti Europian miraton rezolutën për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti Europian miraton rezolutën për polarizimin dhe rritjen e

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhur me polarizimin dhe represionin në Serbi, përmes së cilës mbështeti të drejtën e studentëve dhe qytetarëve për të drejtë paqësore.

Kjo rezolutë po ashtu dënon ashpër valën e dhunës nga autoritetet, frikësimet dhe arrestimet e protestuesve.

Në rezolutën “për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi, një vit pas tragjedisë së Novi Sadit”, thuhet se udhëheqja serbe është politikisht përgjegjëse për përshkallëzimin e represionit, normalizimin e dhunës dhe dobësimin e institucioneve demokratike në vend.

Gjatë seancës plenare të mbajtur më 22 tetor, rezoluta u miratua me 457 vota për, 103 kundër dhe 72 abstenime.

Përmes rezolutës gjithashtu dënohen veprimet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet për organizimin e kampit me tenda në Parkun Pionier, si dhe përdorimi arbitrar dhe politikisht i motivuar i faljeve presidenciale për persona të ndjekur për dhunën ndaj studentëve protestues.

Ndër të tjera, thuhet se eurodeputetët mbështesin dërgimin e një misioni ad hoc për verifikimin e fakteve në Serbi, me pjesëmarrjen e Parlamentit Evropian, dhe i bëhet thirrje Komisionit Evropian të ndërmarrë një nismë për sanksione që do të shënjestronin personat përgjegjës për shkelje të rënda të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Serbi.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, gjatë debatit të së martës, tha se Bashkimi Evropian pret që veprimet policore dhe sjellja gjatë protestave të jenë proporcionale dhe që të respektohen të drejtat themelore të njeriut.

“Prioritet është që të hetohen të gjitha pretendimet për përdorim të tepruar të forcës”, u shpreh Kos.

Ajo theksoi se Brukseli dënon çdo akt urrejtjeje, vandalizmi apo dhune gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet.

“Ne presim që vendet kandidate për anëtarësim në BE t’i respektojnë të gjitha vlerat që janë themeli ynë – respektin për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha Kos.

Ajo shtoi po ashtu se Serbia duhet të respektojë lirinë e tubimit, lirinë e medias dhe liritë akademike.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, deklaroi gjatë debatit se rezoluta nuk përbën sulm ndaj Serbisë. Ai vlerësoi gjithashtu se Evropa nuk e ka tradhtuar Serbinë, por se pushteti në Serbi i ka tradhtuar qytetarët e vet.

“Tragjedia në Novi Sad tregon se korrupsioni nuk është një krim i zakonshëm — korrupsioni shkatërron institucionet dhe merr jetë njerëzish”, theksoi ai.

“Kjo fatkeqësi pasqyron disa nga problemet kryesore strukturore në Serbi: përfshirjen jotransparente të aktorëve të huaj në projekt [për renovimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad], mungesën e kontrolleve që do të mundësonin përdorimin e objektit pasi standardet e sigurisë nuk janë respektuar, pengimin e hetimit dhe të pavarësisë së gjyqësorit pas tragjedisë, si dhe represionin ndaj qytetarëve që kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim”, vlerësoi raportuesi për Serbinë.

Për muaj të tërë, në Serbi po mbahen protesta të udhëhequra nga studentët, pasi nëntorin e vitit të kaluar, 16 persona vdiqën pas rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Protestuesit kërkojnë nga institucionet përgjegjësi politike dhe penale për këtë rast.

Ata besojnë se ka pasur korrupsion në projektin e rindërtimit të stacionit. Ndërkohë i kanë rritur kërkesat, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme./REL/

 

 

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme