Bota 3 October 2025, 22:23 Nga VNA

Paralajmërimi i Trump, Hamasi pranon planin

Ndaje në Whatsapp
Paralajmërimi i Trump, Hamasi pranon planin

 Hamasi i dorëzoi ndërmjetësve përgjigjen e tij për planin e paqes të prezantuar nga presidenti amerikan Donald Trump, pak orë pas ultimatumit të Uashingtonit dhe paralajmërimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit të grupit të armatosur palestinez, ai pranon të dorëzojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, në përputhje me pikave të propozuara nga plani amerikan, brenda 72 orësh. 

Hamasi deklaron gjithashtu se është i gatshëm të nisë menjëherë negociatat përmes ndërmjetësve, për të përcaktuar detajet e nevojshme për realizimin e procesit.

Zhvillimi vjen ndërsa SHBA-ja kishte vënë një afat për pranim të marrëveshjes deri të dielën, dhe Shtëpia e Bardhë kishte rritur presionin ndaj organizatës.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme