Bota 12 December 2025, 14:20 Nga VNA

Paraguai alarm për “Mafian Ballkanike”, si tentoi banda e Franc Çopjas të krijonte bazën e saj

Ndaje në Whatsapp

Paraguai alarm për “Mafian Ballkanike”, si tentoi banda e Franc

Mafia Ballkanike ka tentuar të “shtrihet” edhe në Paraguai. Alarmi është dhënë nga autoritetet vendase se si anëtarë të bandës, pjesë të cilëve edhe shqiptarë, kishin tentuar që të hynin në territor.

Drejtori i Migracionit të Paraguait, Jorge Kronawetter zbuloi se si anëtarë të së ashtuquajturës “Mafia Ballkanike” kishin përdorur dokumente të qytetarëve argjentinas për të shmangur kontrollet dhe për të hyrë në vend pa probleme. Mediat vendase citojnë fjalën e tij, i cili tha se anëtarët ishin zbuluar në pikat e kontrollit të vendosura në kufirin me Bolivinë. Një prej anëtarëve të kësaj mafie, i kërkuar në Brazil, ishte identifikuar duke u përpjekur që të hynte në Bolivi duke përdorur një pasaporë bullgare.

Kronawetter tha gjithashtu se këta kriminelë zakonisht i fillojnë aktivitetet e tyre me vepra të lehta penale si vjedhja, përpara se të përshkallëzohen në krime më të rënda, dhe pothuajse gjithmonë kërkojnë të shfrytëzojnë statusin e refugjatit për t’u vendosur në vende të tjera.

Media La Politica Online përmend arrestimin e Franc Çopjas në Belgjikë në gusht të vitit 2025, pas të cilit ishte zbuluar një nga organizatat kriminale më të fuqishme të Shqipërisë, udhëheqës i së cilës ishte Çopja. Organizata e tij u akuzua për trafikimin e rreth 28 tonëve kokainë vetëm në vitin 2020. Sipas hetuesve, rrjeti përdorte rrugë nga Paraguai në portet evropiane të Antverpit në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani.

Lidhjet e Franc Çopjës me Paraguain ishin të drejtpërdrejta dhe të thella, pasi ai e vizitonte shpesh vendin latin për të finalizuar blerjen e toneve të kokainës nga fraksione të ndryshme. Baza operative në Paraguai drejtohej nga vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela, të cilët banonin atje. Ata ishin përgjegjës për marrjen e kokainës nga prodhuesit bolivianë, ruajtjen e saj dhe përgatitjen e saj për transport ndërkombëtar.

Dërgesat fshiheshin në mënyra të sofistikuara brenda kontejnerëve të transportit, të maskuara në kuti me sapun, kanaçe bojë dhe ngjitës ndërtimi. Një bashkëpunëtor kyç i rrjetit shqiptar në Paraguai ishte Diego Benítez, i cili përdori kompaninë e tij, Tupá SA, për të transportuar drogën e fshehur. Dërgesat më pas u dërguan përtej kufirit brazilian për t’u dërguar në Evropë.

Çopja dyshohet gjithashtu se u takua me anëtarë të rrethit të ngushtë të të arratisurit Sebastián Marset në fermën “23 de Abril” në San Roque González. Sekuestrimi i Hamburgut ishte çelësi dhe hodhi themelet për operacionin pasues “A Ultranza Py”. Për të menaxhuar fitimet e mëdha, organizata përdori një mekanizëm të sofistikuar pastrimi parash, duke përfshirë sistemin informal të transferimit të njohur si hawala.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme