Bota 12 Tetor 2025, 19:40 Nga VNA

Paqja, faza e parë firmoset të hënën – Trump do të udhëtojë në Egjipt bashkë me liderët europianë

Ndaje në Whatsapp
Paqja, faza e parë firmoset të hënën – Trump do

Gjithçka po bëhet gati për ditën e hënë, kur do të firmoset zyrtarisht marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, që shënon zbatimin e fazës së parë të planit të paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit në Gaza. Ceremonia historike do të zhvillohet në Sharm el Sheikh, Egjipt, ku do të marrë pjesë personalisht presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me disa prej liderëve më të rëndësishëm botërorë. Ndër ta pritet të jenë kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pritet të mbajë një fjalim të fokusuar në zgjidhjen me dy shtete, një qëndrim që ka hasur në kundërshtimin e hapur të Izraelit.

Ndërkohë, në Izrael, pritja është e përqendruar tek lirimi i pengjeve, i cili sipas burimeve diplomatike pritet të ndodhë menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Në Tel Aviv, një tubim masiv i mbajtur mbrëmjen e së dielës mblodhi mijëra qytetarë që kërkonin paqe dhe fundin e konfliktit. Në këtë tubim morën pjesë edhe Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për Lindjen e Mesme, si dhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i afërt i presidentit amerikan.

Gjatë fjalimeve të tyre, Witkoff dhe Kushner përgëzuan presidentin Trump për rolin e tij në arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe theksuan nevojën e një paqeje të qëndrueshme për të dyja palët. Nga atmosfera në tubim u vu re se shumica e izraelitëve ia atribuojnë suksesin e këtij procesi presidentit Trump, dhe jo kryeministrit të tyre Benjamin Netanyahu, pasi sa herë përmendej emri i Netanyahut, turma reagonte me ovacionet negative.

Në anën tjetër të kufirit, palestinezët e lodhur nga lufta dyvjeçare kanë nisur të kthehen gradualisht në veri të Gazës, nga ku ishin larguar pas intensifikimit të sulmeve izraelite. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi, rreth 500 mijë palestinezë janë rikthyer tashmë në veri, ku shumica kanë gjetur vetëm rrënoja të shtëpive të tyre. Në pikën kufitare të Rafah, ndërkohë, dhjetëra kamionë me ndihma humanitare janë rreshtuar duke pritur urdhrin për të hyrë në enklavë. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se ka përgatitur rezerva të ndihmave të mjaftueshme për tre muaj për të gjithë popullsinë e Gazës dhe ka theksuar se lehtësimi i hyrjes së ndihmave është jetik për mbijetesën e civilëve.

Sipas detajeve të planit të paraqitur, faza e parë e marrëveshjes përfshin:

Lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, që pritet të ndodhë këtë të hënë;

Tërheqjen e trupave izraelite në vijën e caktuar sipas hartës së planit të paqes;
Dhe hyrjen e menjëhershme të ndihmave humanitare në enklavën palestineze.

Aktualisht është në fuqi një armëpushim, i cili ka bërë të mundur ndalimin e luftimeve pas një periudhe dyvjeçare që, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, ka shkaktuar mbi 67 mijë viktima palestineze dhe qindra mijëra të plagosur.

Firmosja e marrëveshjes të hënën pritet të shënojë fillimin e një procesi të ri paqeje në Lindjen e Mesme, ndërsa sytë e botës do të jenë të drejtuar nga Sharm el Sheikh, ku historia mund të marrë një kthesë të re pas një konflikti të gjatë dhe të përgjakshëm.

Video

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Astronautët e misionit Artemis II, ndërsa udhëtojnë drejt Hënës, dërguan një mesazh urimi për Pashkë për njerëzit në Tokë. Ata theksuan se festa është një moment reflektimi, shprese dhe dashurie për njëri-tjetrin. Duke parë Tokën nga hapësira, astronautët thanë se planeti duket edhe më i çmuar dhe se njerëzimi ndan të njëjtën shtëpi.

Penalltitë me Bosnjën, ja momenti kur Donnarummës i vidhet letra me instruksione Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, reagoi me nervozizëm të madh pas humbjes dramatike ndaj Bosnja Hercegovinës në ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, ndërsa tani është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e shpërthimit të tij. ‘Azzurrët’ arritën të rezistonin me 10 lojtarë dhe ta çonin ndeshjen në penallti pas barazimit 1-1 në Bilino Polje. Pas ndeshjes, ai u pa duke i bërtitur portierit të Bosnjës, Nikola Vasilj, duke e akuzuar për vjedhjen e një flete me shënime të rëndësishme për penalltitë mbi mënyrën e gjuajtjes së lojtarëve kundërshtarë. Megjithatë, më vonë doli në pah se Vasilj nuk kishte asnjë lidhje me incidentin. Fleta ishte marrë nga një djalë 14-vjeçar, Afan Cizmic, lojtar i të rinjve të klubit Çelik Zenica.

Ne vitin e trembëdhjetë u gjet dhe zgjidhja. Duhet të heqim Ramen

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme