Bota 8 October 2025, 17:38 Nga VNA

Paqja ende në bisedime, por sulmet izraelite vrasin 10 palestinezë në 24 orët e fundit

Ndaje në Whatsapp
Paqja ende në bisedime, por sulmet izraelite vrasin 10 palestinezë

Ndërsa bisedimet për zbatimin e planit të paqes të Donald Trump në Gaza vijojnë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamasi, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 palestinezë.

Sipas burimeve ndërkombëtare, 61 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë sulmeve të fundit. Ndërkohë, delegacionet izraelite, të Hamasit dhe të Shteteve të Bashkuara po zhvillojnë në Egjipt ditën e tretë të bisedimeve indirekte për armëpushim.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë raportojnë se që nga fillimi i konfliktit, numri i të vdekurve ka kaluar 67,000, përfshirë luftëtarë dhe civilë pa dallim.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme