Bota 18 September 2025, 17:01 Nga VNA

Papa Leo: Do të ruaj reformat kyçe të Françeskut, por pa ndërmarrë ndryshime madhore

Ndaje në Whatsapp
Papa Leo: Do të ruaj reformat kyçe të Françeskut, por pa

Papa Leo deklaroi se do të vazhdojë reformat më të rëndësishme të nisura nga Papa Françesku, përfshirë përqafimin e komunitetit LGBT brenda Kishës, diskutimin mbi shugurimin e grave dhe mbajtjen e marrëveshjes me Kinën për emërimin e ipeshkvijve. Megjithatë, ai theksoi se nuk parashikon ndryshime të mëdha në doktrinën e Kishës Katolike.

Në intervistën e tij të parë zyrtare, të publikuar të enjten, Papa Leo – i cili u zgjodh në maj si papa i parë amerikan në histori – theksoi një qasje më të matur dhe të rezervuar krahasuar me paraardhësin e tij, duke shmangur deklarata të forta mbi çështje politike dhe gjeopolitike.

Qasje e kujdesshme ndaj politikës amerikane dhe krizës në Gazë

Ndryshe nga Papa Françesku, i cili nuk hezitoi të kritikonte drejtpërdrejt Presidentin Donald Trump dhe veprimet e Izraelit në Gaza, Papa Leo u tregua i matur. Ai nuk e përmendi Trump me emër në kontekst negativ dhe refuzoi të etiketon veprimet izraelite si "gjenocid".

"Unë nuk kam ndërmend të përfshihem në politikën partizane," u shpreh ai. "Ka shumë çështje të rëndësishme që meritojnë vëmendje, por do të ishte e pamundur për papën të ndërhyjë në çdo vend veçmas."

Megjithatë, Papa Leo shprehu "shqetësim të thellë" për situatën humanitare në Gazë, duke pranuar se termi "gjenocid" po përdoret gjithnjë e më shumë, por shtoi se Selia e Shenjtë nuk është në pozicion të bëjë një deklaratë të tillë në këtë fazë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk ka pasur ende një komunikim me Presidentin Trump, por ka diskutuar mbi çështjet e migracionit gjatë një takimi me Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, në muajin maj. "Fola për dinjitetin njerëzor, si një vlerë themelore për çdo individ, pavarësisht vendit të lindjes," theksoi ai.

Përballja me abuzimet dhe akuzat e rreme

Në vazhdën e krizave që kanë tronditur Kishën Katolike ndër vite, Papa Leo përsëriti dënimin e fortë të abuzimeve seksuale nga klerikët dhe mbështeti viktimat, por paralelisht shprehu shqetësim për rritjen e rasteve të akuzave të pabazuara ndaj priftërinjve, që sipas tij, mund të dëmtojnë padrejtësisht figura të pafajshme brenda Kishës.

Marrëveshja me Kinën do të vazhdojë

Duke komentuar marrëveshjen e arritur nga Papa Françesku me autoritetet kineze në vitin 2018, e cila i jep shtetit njëfarë ndikimi në emërimin e ipeshkvijve, Papa Leo u shpreh se nuk planifikon ndryshime të menjëhershme në këtë drejtim.

“Për momentin, do të vijojmë me politikën që Selia e Shenjtë ka ndjekur prej disa vitesh,” tha ai, duke theksuar se papa mban gjithsesi fjalën e fundit në procesin e emërimeve.

Reuters 

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme