Bota 28 October 2025, 20:04 Nga VNA

Papa: Bota ka etje për paqe!

Ndaje në Whatsapp
Papa: Bota ka etje për paqe!

"U lutëm për paqen sipas traditave tona të ndryshme fetare dhe tani, jemi mbledhur për të paraqitur një mesazh pajtimi": kështu tha Papa Leoni XIV në fillim të fjalimit të tij, në Koloseum, me rastin e Takimit Ndërkombëtar për Paqen, të organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit me temë “Guxo për paqen”. Nga 26 deri më 28 tetor, përfaqësues të feve kryesore, të botës kulturore, të shoqërisë civile dhe të politikës u takuan në Romë, me qëllimin për të diskutuar së bashku mbi sfidat më urgjente të kohës sonë, mbi bashkëjetesën paqësore, solidaritetin dhe mbi vizione e perspektiva të reja për paqen.

"Lutja është forcë e madhe për pajtim"

Konfliktet "janë të pranishme kudo që ka jetë, por lufta nuk ndihmon në përballimin, ose në zgjidhjen e tyre", vuri në dukje Papa Leoni XIV. Por paqja është "rrugë e përhershme drejt pajtimit". Zemra njerëzore, vazhdoi Ati i Shenjtë, duhet me të vërtetë "të priret drejt paqes", sepse "bota ka etje për të". "Mjaft me luftërat, me kortezhin e tyre të dhimbshëm të viktimave, të shkatërrimit dhe të refugjatëve!" ngriti zërin Papa, duke e parë këtë takim ndërkombëtar jo vetëm si manifestim të "vullnetit të vendosur për paqen", por edhe si "vetëdije se lutja është forcë e madhe për pajtim".

“Ai që nuk lutet abuzon me fenë, madje, edhe për të vrarë. Lutja është lëvizje e shpirtit, hapje e zemrës. Asnjë fjalë të mos lartohet, asnjë qëndrim arrogant, asnjë parrullë fetare të mos përdoruret kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim në lutjen, e cila e ndryshon historinë e popujve. Vendet e lutjes të jenë tenda takimi, shenjtërore pajtimi, oaze paqeje”.

"Fryma e Asizit"

Ftesa e bërë nga Shën Gjon Pali II më 27 tetor 1986, i mblodhi krerët fetarë të botës në Asizi që të luteshin për paqe: "kurrë më kundër njëri-tjetrit, por përkrah njëri-tjetrit", kujtoi Leoni XIV. Ishte "një moment historik, një pikë kthese në marrëdhëniet ndërmjet feve", pohoi Ati i Shenjtë.

Ndërsa kremtohet sot, 28 tetor, 60-vjetori i Deklaratës Nostra Aetate të Koncilit II të Vatikanit, Papa vuri në dukje se për Kishën Katolike, lutja në "frymën e Asizit" mbështetet në "themelet e forta të shprehura" në këtë dokument konciliar, veçanërisht në "ripërtëritjen e marrëdhënieve ndërmjet Kishës Katolike dhe feve të tjera". Kjo është arsyeja pse, në këtë përvjetor, Ipeshkvi i Romës kërkoi sërish “impenjimin për dialog dhe vëllazërim, dëshiruar nga Etërit e Koncilit, i cili ka dhënë kaq shumë fryte". Koncili II i Vatikanit, shpjegoi ai, sqaron se: “Nuk mund ta kërkojmë Zotin, Atin e të gjithë njerëzve, nëse refuzojmë të sillemi vëllazërisht ndaj njerëzve të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit” (Nostra aetate, nr. 5).

“Ne duhet t’i distancojmë fetë nga tundimi për t’u bërë mjet, që nxit nacionalizmin, etnicizmin dhe populizmin. Luftërat po intensifikohen. Mjerë ata që përpiqen ta përfshijnë Zotin në luftëra!”, përmendi Leoni XIV një mesazh të Papës Françesku dërguar më 17 shtator 2024, pjesëmarrësve në Takimin Ndërkombëtar të lutjes për paqen, mbajtur në Paris. Pastaj, përsëriti “me forcë”: “Lufta nuk është kurrë e shenjtë, vetëm paqja është e shenjtë, sepse dëshirohet nga Zoti!”

Mjaft!

"Ne duhet të sigurohemi që kjo periudhë e historisë e shënuar nga lufta dhe dominimi i forcës të përfundojë shpejt dhe të fillojë një histori e re", nxiti Papa, i cili paralajmëroi gjithashtu se "nuk mund të lejojmë që kjo periudhë të vazhdojë, të formojë mendësinë e popujve, nuk mund të mësohemi me luftën, duke e konsideruar shoqërues normal të historisë njerëzore".

"Mjaft! Kjo është britma e të varfërve dhe britma e tokës. Mjaft! O Zot, dëgjoje britmën tonë!" shtoi Leo XIV.

Ta ndryshojmë historinë e botës

Duhet ta ndryshojmë historinë e botës, vijoi Papa, duke e kthyer në historinë e epokës së negociatave e të një bote të re pa luftë, siç i shkruante Giorgio La Pira Papës shenjt Pali VI. Këto janë fjalë, theksoi Leoni XIV, që "sot më shumë se kurrë, mund të përbëjnë një program për njerëzimin". "Kultura e pajtimit do ta kapërcejë globalizimin aktual të pafuqisë, i cili duket sikur na thotë se një histori tjetër është e pamundur". Dialogu, negociatat dhe bashkëpunimi "mund t’i zgjidhin tensionet që lindin në situata konflikti", ngriti zërin Ati i Shenjtë, duke kërkuar sërish t’i jepet fund luftës e kjo është “detyrë urgjente e të gjithë krerëve politikë para Zotit. Paqja është përparësia e të gjitha politikave".

"Zoti do t'i konsiderojë përgjegjës ata, që nuk e kanë kërkuar paqen, ose që kanë nxitur tensione dhe konflikte", deklaroi Leoni XIV, duke përsëritur edhe një herë fjalët e paraardhësit të tij. Kjo është thirrja "që ne, udhëheqësit fetarë, u drejtojmë me gjithë zemër atyre, që janë në pushtet. I bëjmë jehonë dëshirës për paqe të popullit. Jemi zëri i atyre që nuk dëgjohen dhe që nuk kanë zë. Duhet të kemi guximin për ta arritur èaqen!" tha Pasardhësi i Shën Pjetrit, sepse "Zoti dëshiron një botë pa luftë", përfundoi ai.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme