Politika 30 January 2026, 21:36 Nga VNA

Paloka sulmon Agron Shehajn: “Bën lojën e Ramës”, opozita duhet të bashkohet vetëm me ata që duan rrëzimin e tij

Ndaje në Whatsapp

Paloka sulmon Agron Shehajn: “Bën lojën e Ramës”,

Deputeti demokrat Edi Paloka ka sulmuar drejtpërdrejt Agron Shehaj, duke e akuzuar se po bën lojën e Edi Rama dhe se po dëmton përpjekjet për bashkimin e opozitës.

Gjatë intervistës në emisionin Kjo Javë, Paloka deklaroi se është pro bashkimit të Partisë Demokratike me të gjithë frontin opozitar, por theksoi se ky bashkim duhet të ndodhë vetëm me forca që, sipas tij, synojnë realisht largimin e Ramës nga pushteti.

Ai shprehu rezerva të forta ndaj qëndrimeve të fundit të Shehajt, duke kujtuar se PD kishte pranuar të dilte me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës, ndërsa tani, sipas Palokës, kreu i partisë “Mundësia” ka dalë me variante të reja politike.

“Ndërkohë që ti i kërkon bashkim dhe u shtrin dorën partive të opozitës, dikujt i rritet mendja, sepse është ngritur fryma se Rama nuk e ka të gjatë. Ndjehet një frymë se Rama do ikë dhe do marrë një post të rëndësishëm jashtë, dhe kjo i nxit partitë e vogla të fillojnë të mendojnë për pushtetin,” tha Paloka.

Deputeti demokrat theksoi se PD, sipas tij, ka bërë më shumë sesa i takon si forca më e madhe opozitare për të krijuar një front të përbashkët, por paralajmëroi se nuk ka kuptim të kërkohet bashkim me subjekte që, sipas tij, punojnë për të dëmtuar opozitën nga brenda.

“Unë jam përpjekur gjithmonë të bashkoj PD-në dhe opozitën — por atë opozitë që vërtet kërkon të rrëzojë Ramën. Ata që janë pjesë e lojës së tij, nuk e di pse u bëjmë thirrje ende,” u shpreh Paloka.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme