Bota 19 January 2026, 22:02 Nga VNA

Pa Nobel, pa paqe? Trump rrit presionin për Groenlandën

Ndaje në Whatsapp
Pa Nobel, pa paqe? Trump rrit presionin për Groenlandën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rritur më tej presionin ndaj NATO-s lidhur me Groenlandën, përmes një letre drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre. Sipas mediave norvegjeze, presidenti amerikan ka kërkuar sërish që Groenlanda t’i kalojë SHBA-së, duke argumentuar se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë territorin nga kërcënimet e Rusisë dhe Kinës.

Në letrën e tij, presidenti thekson se ka bërë më shumë për NATO-n se çdo tjetër që nga themelimi i saj dhe se tani, sipas tij, Aleanca duhet të veprojë në interes të Shteteve të Bashkuara. Ai e ka lidhur kërkesën për Groenlandën edhe me faktin se nuk i është dhënë Çmimi Nobel për Paqen, të cilin ka deklaruar vazhdimisht se e meriton.

“Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen, nuk ndihem më i detyruar të mendoj vetëm për paqen, edhe pse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e drejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë shkruar presidenti në letër.

Nga ana e tij, kryeministri norvegjez ka deklaruar se ia ka bërë të qartë presidentit amerikan se qeveria norvegjeze nuk vendos për fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, pasi ky vendim merret nga një komitet i pavarur.

Presidenti amerikan ka vënë gjithashtu në pikëpyetje pretendimin e Danimarkës mbi Groenlandën, duke deklaruar se ajo e konsideron territorin të sajin vetëm për shkak të një zbarkimi të hershëm historik, pa dokumente të shkruara pronësie. Ai ka theksuar se, sipas tij, siguria globale nuk mund të garantohet pa kontrollin e plotë amerikan mbi Groenlandën.

Sipas burimeve mediatike, letra është shkruar nga vetë presidenti dhe më pas është shpërndarë nga stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tek disa ambasadorë evropianë në Uashington. Autenticiteti i saj është konfirmuar nga kryeministri norvegjez, ndërsa letra është publikuar edhe nga gazetari amerikan Nick Schifrin.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme