Bota 7 August 2025, 12:18 Nga VNA

P. Diddy kërkon falje presidenciale nga Trump pas shpalljes fajtor, Trump “po mendohet”

Ndaje në Whatsapp
P. Diddy kërkon falje presidenciale nga Trump pas shpalljes fajtor, Trump

 Ekipi ligjor i producentit dhe reperit të njohur amerikan Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një kërkesë zyrtare në drejtim të Administratës së Presidentit Donald Trump, duke i kërkuar Kreut të Shtëpisë së Bardhë të shqyrtojë mundësinë e një faljeje presidenciale për klientin e tyre. Lajmi është konfirmuar nga avokatja e Combs, në një intervistë për rrjetin televiziv CNN.

Muajin e kaluar, Diddy u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin, ndërkohë që gjykata e gjeti të pafajshëm për akuza më të rënda që lidhen me trafikim seksual dhe komplot për zhvatje. Për akuzat ku u gjet fajtor, ai rrezikon një dënim deri në 20 vite burg, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet në muajin tetor.

Presidenti Donald Trump, në një deklaratë të dhënë më herët në maj – përpara se Combs të shpallej fajtor – është shprehur se “do ta shqyrtonte rastin”, megjithëse e pranoi se nuk ishte i informuar në detaje për ecurinë e çështjes ligjore. Në një intervistë të mëvonshme për Newsmax, Trump deklaroi:

“Kam qenë mik i mirë me të, kuptoheshim mirë. M’u duk si djalë i sjellshëm, por kur kandidova për president, ai ishte shumë armiqësor ndaj meje.”

Megjithatë, Presidenti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi kërkesën për falje. Shtëpia e Bardhë, nga ana e saj, nuk ka komentuar ende në lidhje me kërkesën zyrtare të dorëzuar nga avokatët e Combs, e cila mbështetet në kompetencën e presidentit për të falur individë të dënuar për krime federale.

 

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme