Bota 2 December 2025, 19:09 Nga VNA

Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në

ActionAid Italia, një organizatë joqeveritare në Itali, i është drejtuar Gjykatës së Llogarive (Corte dei Conti) me një ankesë 60-faqëshe dhe Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ANAC me një raport të veçantë, ku kërkon hetim për “shpërdorim të pajustifikueshëm të burimeve publike” në projektin e qendrave të paraburgimit për migrantët në Shqipëri, pjesë e protokollit Itali–Shqipëri.

Duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga projekti “Trattenuti” që organizata bën në bashkëpunim me Universitetin e Barit, ActionAid i kërkon Prokurorisë Rajonale të Lazios të vlerësojë nisjen e një hetimi për dëm ndaj financave publike. Njëkohësisht, Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC) është njoftuar për parregullsi të dyshuara në dhënien e kontratës së menaxhimit të qendrave me vlerë 133 milionë euro.

Në denoncim, organizata argumenton se “paratë publike u devijuan nga shëndetësia, drejtësia, mirëqenia dhe shërbimet, si dhe nga fondet e menaxhimit të emergjencave” për të mbajtur në këmbë një skemë që e cilëson “çnjerëzore, joefektive dhe të papajtueshme me ligjin”. Organizata thotë se humbja për financat publike “nuk mund të justifikohet si një gabim i thjeshtë teknik”.

Gjetjet e organizatës u dokumentuan më herët nga një investigim i BIRN, që vuri në dukje se fondet për ndërtimin e qendrave në Shëngjin e Gjadër u rritën nga 39.2 milionë euro në mbi 74 milionë, ndërsa kostoja mesatare për një shtrat në Shqipëri arriti rreth 72 mijë euro, gati 11 herë më shumë se në qendrën model të Modicës në Itali. Investigimi po ashtu gjeti se e gjithë procedura u krye me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa garë.

Qendrat e shumëkritikuara nga organizatat e të drejtave të njeriut nuk e kanë kryer funksionin për të cilin u ngritën. Të menduara fillimisht si struktura “offshore” për shqyrtimin e kërkesave për azil, ato funksionojnë sot si qendra riatdhesimi, CPR, për persona që kanë qenë në territorin italian dhe ndaj të cilëve është marrë vedim ekstradimi. Ato mbeten pjesërisht të pashfrytëzuara, ndërsa ka raportime për vetëdëmtime e tentativa vetëvrasjeje mes të ndaluarve që u transferuan aty.

Krahas kontratës së kontestuar të menaxhimit me vlerë 133 milionë euro dhe kostove të ndërtimit, ActionAid Italia ka denoncuar edhe kostot operacionale të qendrave që sipas tyre janë dhjetra herë më të mëdha se në Itali. Organizata thotë se vetëm për transportimin mne anijen Libra u shpenzuan 2.6 milion euro, përfshi investimet për mirëmbajtjen dhe furnizimin e anijes që më pas iu dhurua Shqipërisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata përmes kërkesave për të drejtë informimi Ministria e Brendshme ka shpenzuar 630,000 euro për transferime dhe për blerjen e teknologjive të kontrollit. Ndërkohë, një zë buxhetor tejet i lartë ka të bëjë me ushqimin dhe akomodimin për forcat e rendit.

“Ndërsa në vitin 2024 CPR-ja e Macomer (Provinca e Nuoro-s, Sardenjë) kushtoi 5,884.80 euro në ditë, në Shqipëri, për vetëm 120 orë operacione reale midis tetorit dhe dhjetorit, u shpenzuan pothuajse 18 herë më shumë, duke arritur në 105,616 euro në ditë”, thekson organizata. Sipas saj këto kosto janë në disa raste edhe 28 herë më shumë se shuma ditore e shpenzuar në CPR-në në Itali./BIRN/

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme