Bota 24 March 2026, 16:22 Nga VNA

OKB kërkon lirimin e mjekut palestinez Hussam Abu Safia, paralajmëron për tortura në burgjet izraelite ndaj tij

Ndaje në Whatsapp

OKB kërkon lirimin e mjekut palestinez Hussam Abu Safia, paralajmëron

Ekspertë të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje që Izraeli të lirojë menjëherë mjekun palestinez nga Gaza, Dr. Hussam Abu Safia, duke paralajmëruar se ai është përballur me “tortura të rënda” dhe abuzime të tjera gjatë ndalimit.

Në një deklaratë të publikuar të martën, raportuesit specialë të OKB-së, Tlaleng Mofokeng dhe Ben Saul, thanë se kanë marrë informacione se gjendja shëndetësore e Abu Safia “mbetet shumë e rëndë”.

Sipas tyre, mjekut i është mohuar në mënyrë sistematike kontrolli dhe trajtimi i domosdoshëm mjekësor, duke e vënë seriozisht në rrezik jetën dhe mirëqenien e tij.

Hussam Abu Safia, ish-drejtor i spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës, u arrestua nga forcat izraelite në dhjetor të vitit 2024, gjatë luftës në enklavën palestineze. Ai u ndalua pasi refuzoi të largohej nga spitali, i cili ishte objekti i fundit funksional shëndetësor në veri të Gazës mes sulmeve izraelite.

Ashtu si shumë të ndaluar të tjerë nga Gaza, Izraeli e ka mbajtur Abu Safia pa akuzë dhe pa gjyq, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.

Ekspertët e OKB-së theksuan se ai është përballur me privim arbitrar të lirisë dhe me shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për të mos u torturuar dhe për të pasur akses në shërbime shëndetësore.

Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve që kanë ndikim mbi Izraelin të ndërhyjnë për të siguruar drejtësi dhe për të parandaluar abuzime të tjera.

“Israeli duhet të lirojë Dr. Abu Safia dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë që mbahen në burg, duke u garantuar atyre kujdesin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në deklaratë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga tetori i vitit 2023 janë regjistruar më shumë se 930 sulme ndaj sektorit shëndetësor në Gaza. Të gjitha 36 spitalet në territor janë dëmtuar nga sulmet, ndërsa vetëm rreth gjysma e tyre funksionojnë pjesërisht.

Ndërkohë, organizatat humanitare raportojnë se të paktën 1,722 punonjës shëndetësorë palestinezë janë vrarë gjatë luftës, mes tetorit 2023 dhe tetorit 2025.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme