Bota 28 August 2025, 15:21 Nga VNA

OKB apel urgjent: “Boll me zvarritje, duhen hapa konkretë për fundin e luftës në Gaza”

Ndaje në Whatsapp
OKB apel urgjent: “Boll me zvarritje, duhen hapa konkretë për

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një thirrje të fortë për ndalimin e menjëhershëm të konfliktit në Gaza, duke theksuar se situata po përkeqësohet në mënyrë dramatike dhe po çon drejt një katastrofe të paprecedent.

Ramiz Alakbarov, Zëvendës Koordinator Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, në një deklaratë publike shprehu shqetësimin e thellë për gjendjen e civilëve në Gaza. Ai theksoi se territori palestinez po zhytet çdo ditë e më shumë në krizë humanitare, ndërsa bilanci i viktimave rritet me shpejtësi dhe zhvendosjet masive të popullsisë po marrin përmasa dramatike.

“Sot bota shikon me tmerr teksa situata në territoret palestineze vazhdon të përkeqësohet në nivele të papara në historinë e kohëve të fundit. Po flasim për një popullsi, e cila tashmë lufton për të mbijetuar. Palestinezët në Gaza po i shohin frikërat e tyre më të këqija të bëhen realitet para syve të tyre. Operacionet e zgjeruara ushtarake në Qytetin e Gazës do të kenë pasoja katastrofike, duke përfshirë zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve,” u shpreh Alakbarov.
Sipas tij, sulmet izraelite janë intensifikuar në të gjithë Rripin e Gazës, duke shënjestruar tendat e refugjatëve, shkollat, spitalet dhe ndërtesat e banimit. Autoritetet shëndetësore në enklavë raportojnë se që nga data 23 korrik, mbi 2.500 palestinezë kanë humbur jetën, mes tyre të paktën 270 persona të vrarë teksa tentonin të merrnin ushqim pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave.

Alakbarov theksoi gjithashtu se nga fillimi i konfliktit më 7 tetor 2023, mbi 240 gazetarë janë vrarë në Gaza, duke e cilësuar këtë si një tjetër dimension tragjik të situatës.

“Gjatë vizitës sime të fundit në Gaza, u befasova nga shkalla e shkatërrimit dhe vuajtjeve. Takova punonjës humanitarë që rrezikonin jetën e tyre për të ofruar ndihmë, ndërsa vetë jetonin në kushte të patolerueshme,” deklaroi ai.

OKB i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos humbasë më kohë me “zvarritje” diplomatike, por të ndërmarrë menjëherë hapa konkretë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të parandaluar një katastrofë edhe më të madhe humanitare në Gaza.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme