Bota 30 Shtator 2025, 22:05 Nga VNA

Një plan, dy versione”, BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet: Mungesa e detajeve, dobësia e tij

Ndaje në Whatsapp
Një plan, dy versione”, BBC analizon marrëveshjen e Trump

Plani i presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar po fiton gjithnjë e më shumë momentum në arenën ndërkombëtare. Mbështetja vjen kryesisht nga vetë Trump, por edhe nga një sërë vendesh arabe dhe islame, përfshirë Jordaninë, Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Indonezinë dhe Turqinë. Edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbështetur publikisht planin, ndonëse në të përmendet një rrugë drejt shtetësisë palestineze, një ide që ai e ka kundërshtuar vazhdimisht.

Presidenti Trump ka vendosur një afat të qartë: Hamasi ka “3 deri në 4 ditë” kohë për ta pranuar ose refuzuar marrëveshjen. Nëse përgjigjja është negative, lufta do të vijojë.


Ironikisht, plani i propozuar nga Trump ngjan shumë me një iniciativë të mëparshme të presidentit Joe Biden, e cila nuk u realizua për shkak të kundërshtimeve të qeverisë izraelite, analizon BBC. Media izraelite raportoi në atë kohë se Netanyahu ndryshoi kushtet e marrëveshjes për shkak të presionit nga ekstremistët e djathtë në kabinetin e tij.
Gjithsesi, ky plan përfaqëson një moment të rëndësishëm: për herë të parë, Donald Trump po ushtron presion të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit për të ndalur luftën. Pas përplasjes së fortë që pati me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, askush nuk dëshiron të jetë në vendin e gabuar përballë Trump.
Para se të largohej nga Uashingtoni, Netanyahu publikoi një video për publikun izraelit ku u shpreh se nuk ka pranuar asnjë shtet palestinez dhe se Izraeli do të “kundërshtojë me forcë” një ide të tillë. Ai tha se këtë e ka diskutuar edhe me vetë Trump, i cili, sipas tij, është në një mendje.
Dokumenti i propozuar nga Trump është i paqartë në detaje, por lë të kuptohet se pas reformimit të Autoritetit Palestinez dhe pas përmbushjes së disa kushteve, “mund të jenë krijuar rrethanat për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze, si një aspiratë legjitime e popullit palestinez.”
Kjo është pikërisht pjesa që ka ngjallur reagime të forta në Tel Aviv. Ekstremistët e djathtë në koalicionin qeverisës të Netanyahut e kanë cilësuar planin si “një kapitullim të rrezikshëm”. Ministri i Financave dhe lideri i kolonëve, Bezalel Smotrich, e krahasoi atë me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938 – ku Fuqitë e Mëdha detyruan Çekosllovakinë t’i dorëzojë territorin Gjermanisë naziste.
Ndërkohë, plani parashikon qartë se asnjë palestinez nuk do të dëbohet nga Gaza, një pikë që bie ndesh me idenë e mëparshme të të ashtuquajturit “Trump Riviera”, një projekt absurd që parashikonte zhvendosjen e të gjithë popullsisë palestineze dhe ndërtimin e një qyteti luksoz për hebrenjtë.
Përtej polemikave, dokumenti aktual ka marrë mbështetje edhe nga opozita izraelite, si dhe nga disa vende perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Ministrat e Jashtëm të vendeve arabe dhe islame kanë përshëndetur planin, duke theksuar se ai ofron një “rrugë për paqe të drejtë mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete”, ku Gaza integrohet me Bregun Perëndimor për të formuar një shtet palestinez në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, një deklaratë që mund të interpretohet si referencë ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për paligjshmërinë e pushtimit izraelit.
Në fund, një plan, dy interpretime krejt të ndryshme. Për Netanyahun, marrëveshja është një hap drejt fitores kundër Hamasit. Për vendet arabe, është një hap drejt shtetësisë palestineze.
Kjo paqartësi, mungesa e detajeve dhe mundësitë e shumta për bllokime gjatë procesit, e bëjnë rrugën drejt paqes ende të pasigurt.

Video

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite. Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, dy prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Monika Kryemadhi doli nga SPAK duke kërcyer, pasi firmosi para një oficeri të BKH-së për masën e detyrimit për paraqitje. "Si i kanë vënë, që kur të dalin që këtej politikanët të thonë i kemi vënë në hekura”, tha Kryemadhi, teksa dilte nga dera me hekura e instaluar në hyrje të godinës prej xhami. Kryemadhi po gjykohet bashkë me ish-bashkëshortin, ish-presidentin Ilir Meta për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Dallëndyshe Bici del nga SPAK pas dëshmisë. Hesht para mediave.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme