Bota 17 January 2026, 07:38 Nga VNA

Nis puna për rindërtimin e Gazës, komitetit administrativ mblidhet në Kajro, i pranishëm edhe dhëndri i Trump

Ndaje në Whatsapp

Nis puna për rindërtimin e Gazës, komitetit administrativ

Projekti i madh i rindërtimit të Rripit të Gazës do të bazohet kryesisht në planin egjiptian arabo-islamik dhe nuk parashikon transferimin e rreth dy milionë banorëve të enklavës në territore të tjera.

Komiteti teknokratik palestinez, i formuar së fundmi për administrimin e përkohshëm të Gazës, ka nisur punën në Kajro. Në takimin e parë mori pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Në takim ishte i pranishëm gjithashtu diplomati bullgar Nickolay Mladenov, i cili pritet të ketë një rol kyç në fazën e dytë të planit amerikan për Gazën.

Anëtarët e komitetit pritet të takohen sërish të shtunën.

“Shpresojmë të shkojmë në Gaza javën e ardhshme ose atë pasuese. Puna jonë është atje dhe aty duhet të jemi”, tha burimi për AFP-në.

Sipas burimeve diplomatike, selia e komitetit do të jetë në Kajro, nga ku anëtarët do të mund të udhëtojnë rregullisht drejt Gazës. Prioriteti kryesor do të jetë rivendosja e shërbimeve publike. “Ne nuk do të përfshihemi në politikë,” theksoi anëtari i komitetit.

Komiteti u formua zyrtarisht të mërkurën, me njoftimin e fillimit të fazës së dytë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Ai përbëhet nga 15 teknokratë palestinezë dhe do të administrojë përkohësisht enklavën nën mbikëqyrjen e një Këshilli Paqeje, i cili do të kryesohet nga presidenti Donald Trump.

Kryetari i komitetit, Ali Saath, inxhinier dhe ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez tha për televizionin egjiptian Al-Qahera News se rindërtimi i Gazës do të mbështetet kryesisht në planin egjiptian arabo-islamik. Ky plan u miratua në mars 2025, me mbështetjen e vendeve evropiane, si alternativë ndaj një propozimi të mëparshëm amerikan për vendosjen e Gazës nën kontrollin e SHBA-së dhe zhvendosjen e popullsisë së saj.

Plani egjiptian parashikon rindërtimin e enklavës pa dëbimin e banorëve. “Çështja e strehimit është thelbësore, pasi 85% e shtëpive janë shkatërruar,” tha Saath, duke theksuar nevojën për rikthimin e dinjitetit të palestinezëve që aktualisht jetojnë në tenda.

Për këtë qëllim, rreth 200 mijë njësi banimi të parafabrikuara do të importohen në Gaza dhe do të shpërndahen në kampe të organizuara, për të përmbushur nevojat bazë në arsim, shëndetësi dhe siguri, deklaroi një tjetër anëtar i komitetit, Omar Shamali.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme