Bota 19 February 2026, 16:30 Nga VNA

Nis puna e Bordit të Paqes, Shqipëria dhe Kosova do të kontribuojnë me trupa policore në Gaza

Ndaje në Whatsapp

Nis puna e Bordit të Paqes, Shqipëria dhe Kosova do të

Kanë nisur punimet e Bordit të Paqes në Washington, ndërsa ceremonia nisi me foton familjare të liderëve të shteteve që kanë pranuar të jenë pjesë e tij. Mes 40 liderëve të botës ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Teksa mbajti fjalën e tij në takimin e parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi Bordin e Paqes si një projekt të madh dhe të jashtëzakonshëm, që u arrit të realizohej brenda një viti.

Duke falënderuar vendet pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar se do të angazhohen me trupa ushtarake në Rripin e Gazës. Po ashtu, ai bëri me dije se SHBA-ja do të japë 10 miliardë dollarë kontribut për Bordin e Paqes.

Ai tha se Bordi i Paqes është një fjalë e lehtë për t’u thënë, por paqja është e vështirë për t’u provuar.

Presidenti i SHBA-së nuk la pa thumbuar edhe liderët botërorë që refuzuan të bëhen pjesë e këtij bordi, duke thënë se disa bëjnë naze dhe disa të tjerë nuk do t’u pëlqente të ishin pjesë, sepse janë telash.

Numri një i Amerikës vijoi më tej duke kujtuar se si arriti të pushonte disa prej luftërave, tetë prej tyre, tha ai, që bëheshin prej vitesh, madje disa prej tyre me mbi 30 vite luftime. Ai përsëriti se ka luajtur një rol në ndalimin e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump iu drejtua Osmanit duke i thënë se është bërë një punë e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se, nëse do të ketë probleme në të ardhmen, ata duhet thjesht ta telefonojnë atë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme