Bota 9 September 2025, 19:59 Nga VNA

Nga Gaza në Katar: Izraeli përshkallëzon luftën, çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?

Ndaje në Whatsapp
Nga Gaza në Katar: Izraeli përshkallëzon luftën,

Një ngjarje e paprecedentë tronditi Lindjen e Mesme mbrëmjen e së martës, pasi Izraeli ndërmori një sulm ajror të drejtpërdrejtë në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke synuar eleminimim e udhëheqësve të lartë të Hamasit që jetonin dhe vepronin aty. Ngjarja ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh ndërkombëtare dhe është cilësuar si një përshkallëzim i konfliktit.

Izraeli goditi një kompleks në veri të Dohas, ndërsa ushtria izraelite tha se ishte një “sulm preciz”. Aty ndodhet ekipi negociues i Hamasit ndërsa raportohet se sulmi u krye duke përdorur 15 avionë luftarakë izraelitë, që lëshuan 10 municione ndaj një objekti të vetëm. Kryeministri izraelit tha se sulmi ishte në përgjigje të të shtënave të Hamasit në Jerusalem dje, ku u vranë gjashtë persona, si dhe në hakmarrje ndaj udhëheqjes së Hamasit përgjegjëse për sulmet e 7 tetorit 2023.

Netanyahu tha se Hamas mori përgjegjësinë për vrasjen e katër ushtarëve izraelitë në Gaza dhe gjashtë civilëve në Jerusalem, ndaj më pas, ai autorizoi “një goditje kirurgjikale, precize” ndaj drejtuesve të Hamasit. “Ditët kur udhëheqësit terroristë mund të gëzonin imunitet kanë marrë fund,” tha ai. Kryeministri izraelit shtoi: “Bëni paqe me ne dhe pranoni propozimin e presidentit Trump.” Ai shton se lufta do të mbaronte menjëherë nëse Hamas e pranon.

Edhe Presidenti Isaac Herzog e quajti “të rëndësishme dhe të drejtë” shënjestrimin e udhëheqjes së Hamasit dhe përmendi Khalil al-Hayya, shefin negociator të Hamasit, si përgjegjës për masakrën e 7 tetorit. Familjarët e izraelitëve të mbajtur peng nga Hamas reaguan me frikë, duke thënë se ky sulm mund të ketë vrarë pengjet dhe mund të ketë shkatërruar çdo shans për një marrëveshje.

Por vendet Arabe si Jordania, Kuvajti, Emiratet dhe Omani dënojnë ashpër sulmin, duke e quajtur “një përshkallëzim provokues dhe shkelje flagrante të sovranitetit”. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e quajti sulmin izraelit në Doha një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar” dhe një kërcënim serioz për sigurinë rajonale. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi “shkeljen flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit”, duke thënë se Katari ka luajtur rol pozitiv në përpjekjet për armëpushim.

Por nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë konfirmon se SHBA u njoftua përpara sulmit. Trump kishte lëshuar “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për të pranuar marrëveshjen e armëpushimit.

Analistët thonë se është e vështirë të interpretohen ngjarjet dramatike të sotme në Katar ndryshe nga një përshkallëzim i madh i tensioneve rajonale dhe konflikteve në vazhdim. Vetëm dy ditë pasi Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve të Hamasit të konsideronin seriozisht planin e tij të fundit për armëpushim për Gazën, a e miratoi ai apo kishte dijeni për synimin e Izraelit për të tentuar të vriste atë grup udhëheqësish pikërisht ndërsa ata po takoheshin në Doha për të diskutuar përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Trump?

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme