Politika 26 Dhjetor 2025, 22:08 Nga VNA

Nëse gjuha e Ballukut me vartësit në dosje është e vërtetë, atëherë duhet shkarkuar dhe larguar nga partia!

Ndaje në Whatsapp
Nëse gjuha e Ballukut me vartësit në dosje është e

Edhe pse mazhoranca ka një goditje morale nga situata më e fundit politike, ajo nuk ndikon në tërësinë e partisë, sepse PS ka ndjekur deri tani një standard ku ka mbajtur anën e drejtësisë së re.

Por nëse gjuha që zv/kryeministrja Balluku ka përdorur me vartësit e saj, në ato që ndodhen në dosje, është e vërtetë, atëherë ajo jo vetëm duhet të shkarkohet, por edhe të largohet nga partia.

Kështu u shpreh sot në “News 24” ish-deputeti socialist Petro Koçi, teksa u pyet për dosjet e zv/kryeministres dhe AKSHI-t, në raport me pozitat e mazhorancës.

“Ndryshimi politik është gjithmonë gradual, nuk vjen brenda ditës. Opozita në zgjedhje ra, sa më pak peshon një krah, ngrihet krahu tjetër. Ndaj edhe erdhi ky rezultat, shkoi në 83 mandate. Ndaj edhe Rama e përmendi në një mbledhje se ku do binte PD-ja në zgjedhje dhe ashtu ndodhi. Rama sakrifikoi shumë figura politike”, shpjegoi ish-ligjvënësi pozicionin aktual të mazhorancës.

Ai komentoi se kishte qenë kundër që ditën e parë që doli çështja e Ballukut, madje ka qenë kritikë edhe për skemën e fuqisë politike që u jepej drejtuesve të qarkut, në këtë rast në Fier, ku kontrollonte gjithçka, deri te emërimi i pastruesve.

“Ditën kur doli çështja Balluku mbajta një qëndrim. Unë jam kundër kësaj që del një drejtues qarku dhe merr të gjitha fuqitë dhe nuk guxon dot që të emërosh edhe një pastruese pa marrë leje. ndaj e kam thënë se edhe engjëllin e kthen në djall në këtë situatë. Skema që u përdor ishte e tillë se ne s’do ishim në lista, ndaj nuk qëndron ajo që thonë se e kisha personale me Ballukun se nuk u futa në lista, nuk ka të bëjë fare”, argumentoi ai.

Por Koçi është i qartë për pozicionin e zv/kryeministres në raport me hetimin dhe nëse faktet në dosje janë të vërteta.

Për të, është e papranueshme gjuha e përdorur nga numri dy i qeverisë me vartësin e saj, gjithmonë nëse faktet e SPAK qëndrojnë.

“Nëse është e vërtetë gjuha e përdorur aty në dosje, do ishte e mjaftueshme për ta shkarkuar dhe për ta larguar nga partia. Por e them, nëse është e vërtetë ajo që thuhet aty. me vartësit është e papranueshme të flasësh me atë gjuhë, më duket jo i denjë për të folur ashtu, në funksione shtetërore. Unë personalisht zonjës Ballukun nuk e njoh. Unë mendoj se ministri nuk duhet të ndërhyjë në asnjë rast për destinacionet e prokurimeve, ajo ministri ka pjesën më të madhe të buxhetit. Unë kam qenë edhe vetë ministër dhe nëse do ndikoja tek një prej prokurimeve te të tjerët, ata do e bënin, por nga ana tjetër do bënin edhe nja 10-të për veten e tyre. Kështu funksionon korrupsioni”, shpjegoi ai.

Por a është qeverisja e PS-së më e korruptuara në historinë pluraliste të Shqipërisë? Për ish-deputetin ky konstatim nuk qëndron, pasi ajo e ish-kryeministrit Berisha ka qenë më e korruptuara.

Por ajo që ndryshon është sistemi i gjurmimit dhe ndëshkimit të korrupsionit, fal edhe reformës në drejtësi, ku mazhoranca ka kontributin e saj. Koçi pranoi se SPAK dhe GJKKO po bëjnë histori në Shqipëri.

“Sa për qeverisje të korruptuar, unë mendoj se qeveri më e korruptuar se e Sali Berishës nuk ka ardhur akoma. Por mos harrojmë se tani jemi në një sistem ku korrupsioni zbulohet, në të kaluarën korrupsioni nuk zbulohej. Atëherë zbuloheshin vetëm vrasësit që bënin korrupsion. Ky është ndryshimi i madh, fal reformës që është bërë dhe që PS ka meritën e vetë në të. Flasim për këto dy institucione, SPAK e GJKKO, që po bëjnë dhe janë duke bërë historinë të themi të drejtën. Sepse institucionet e tjera të drejtësisë çalojnë, por këto dyja po bëjnë historinë”, tha ai.

Në fund, ish-ligjvënësi socialist shpjegoi se pavarësisht se nisma ishte e mazhorancës, ajo që finalizoi reformën në drejtësi ishte pikërisht mbështetja ndërkombëtare e trojkës SHBA-BE-Britani e Madhe.

“Faktori ndërkombëtar ka qenë i rëndësishëm. PS nuk do e bënte dot reformën pa ndihmën e tyre. Nuk mund të bëhej dot në mënyrën e njëanshme, ishte ndërmarrje politike e PS, por ishte asistenca e ndërkombëtarëve që i jep energji dhe nxitje, madje vazhdon edhe sot, nga SHBA dhe BE, si dhe Britania, që vazhdojnë ta mbështesin”, u shpreh ai./ NEWS-24

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme